Djersitja e tepërt gjatë verës mund të jetë një problem i madh. Është një ndjesi e pakëndshme të jesh i lagur nga koka te këmbët gjatë gjithë ditës dhe ka edhe një erë të pakëndshme.
Për fat të mirë, djersitja mund të lehtësohet shumë thjesht, me një çaj.
Çaji i zi
Vendosni dy qeska çaji të zi në katër gota me ujë të valuar dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Lagni një peshqir në çaj dhe fshini me të qafën, sqetullat, shpinën, fytyrën, këmbët, pëllëmbët.
Për të reduktuar djersitjen, ky trajtim duhet të aplikohet një herë në ditë për disa javë. Përbërësit e çajit të zi ndikojnë në reduktimin e djersitjes, si dhe shkatërrojnë bakteret që krijojnë erë të pakëndshme të trupit./ S.M