Pritet t’i komunikohet akuza për korrupsion/ Berisha lë banesën, i drejtohet SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha ka lënë banesën e tij dhe i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do të njihet me akuzat për korrupsion.

Berisha është thirrur në SPAK në orën 12:00, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri do të paraqitet fizikisht në prokurori bashkë me avokatët e tij mbrojtës, por në të njëjtën kohë ka njoftuar se pranë godinës së SPAK do të ketë edhe mbështetës dhe militantë të Partisë Demokratike.

Berisha, në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023, është hetuar për korrupsion pasiv pasi ka dyshime se ai në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nënligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij me qëllim përfitimin e pronës në kundërshti me ligjin. Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u hetua për korrupsion aktiv dhe pastrim parash./kb

Të fundit

‘Djathtas për Zhvillim’ mbylli fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe!

Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbrëmjen e djeshme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm. Gjatë fjalës...

Itali/ Sherri mes shqiptarëve përfundon në vrasje, viktima nuk kishte dokumente…

Një konflikt mes dy shqiptarëve në Itali ka përfunduar tragjikisht, me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Sipas autoriteteve italiane, gjatë sherrit,...

Tiranë/Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, 2 të arrestuar, nën hetim shoku i tyre

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent'. Në kuadër të...

Papa Leo XIV kthehet në pallatin ku jetonte, përshëndet njerëzit dhe bën fotografi me ta

Papa Prevost ka bërë daljen e tij të parë surprizë: ai u kthye për të përshëndetur njerëzit në Palazzo del Sant'Uffizio ku jetonte. Papa...

Kryetari i PS në Lezhë reagon ndaj akzuave për shit-blerje votash: PD po shpif!

Krytari i Partisë Socialiste në Kurbin, Benard Palaj, ka dalë në një deklaratë për mediat dhe ka reaguar në lidhje me pretendimet e PD-së...

Lajme të tjera

Web TV