Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Spiropali pret në takim presidentin e Izraelit, zbardhen detaje nga diskutimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot Presidentin e Izraelit, z. Isaac Herzog, në Kryesinë e Kuvendit, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Kjo është hera e parë që një president izraelit viziton Shqipërinë, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në takim morën pjesë anëtarët e grupit të miqësisë me Knesetin: Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kryetarja e grupit të miqësisë Blerina Gjylameti, deputetët Blendi Klosi dhe Oerd Bylykbashi, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, dhe Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Gjatë fjalës së saj, Kryetarja Spiropali theksoi krenarinë e shqiptarëve për marrëdhëniet historike me hebrenjtë. Në kohë të vështira shqiptarët e të gjitha besimeve kanë mbrojtur hebrenjtë nga përndjekjet, sidomos prej nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kanë rrezikuar jetën dhe familjet e tyre, por hebrenjtë nuk i kanë dorëzuar. Miqësia mes nesh është mbrujtur dhe ka kaluar përmes provash të forta.
Znj. Spiropali nënvizoi partneritetin e fortë me Izraelin në fusha si politika, ekonomia, mbrojtja, lufta kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike. Ajo nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit dhe përmendi angazhimin e Kuvendit në këtë drejtim, pas miratimit të rezolutës për përkufizimin e antisemitizmit dhe organizimit të Forumit të Parë Ballkanik Kundër Antisemitizmit.

Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë periudhave të vështira. Ai përgëzoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit në shumë fusha dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh. Herzog vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Knesetit, duke garantuar mbështetjen e tij për forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve si edhe ftoi Kryetaren Spiropali të vizitojë Izraelin.

Deputetët Gjekmarkaj, Gjylameti, Klosi dhe Bylykbashi vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet parlamentare mes Shqipërisë dhe Izraelit./kb

Të fundit

Një tjetër baladë dashurie? Xhensila Myrtezaj publikon foto në Kosovë me…

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga...

Të vërtetat që patjetër duhet të dini për gjumin dhe rëndësinë e tij

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Ekspertët thonë se gjumi ështe aspekti më misterioz i shëndetit dhe mirëqenies. Ai ndikon...

Sa kohë i duhet trurit tonë që të zgjohet në mëngjes? Ja çfarë thotë studimi

A e dini se sa kohë na duhet në mëngjes për të aktivizuar plotësisht trurin tonë? Kjo, sipas shkencëtarëve, varet nga ajo që quhet...

Si po tentohet të vidhen llogaritë bankare me aplikacionin “PLINKO”

Policia e Shtetit ka bërë një apel për qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes kur përdorin aplikacionin Plinko sepse përmes tij po tentohen të...

Indeksi global i sigurisë kibernetike, Shqipëria ngjitet me 23 vende

Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, duke u ngjitur me 23 vende në renditjen botërore, sipas...

Lajme të tjera

Web TV