Prej më shumë se 48 orësh Europa qendrore dhe ajo jugore janë përfshirë nga moti i keq, ku disa shtete kanë shpallur emergjencën civile.
Për shkak të përmbytjeve dhe stuhive të fortës raportohne 16 persona të vdekur dhe disa të zhdukur.
Viktima për shkak të motit ka patur në Poloni, Austri, Republikën Çeke dhe në Rumani.
Në Austri, media lokale raportoi se dy burra të moshës 70 dhe 80 vjeç u mbytën pasi u bllokuan nga përmbytja e ujit në shtëpitë e tyre në qytetet Böheimkirchen dhe Sierndorf, të dy në shtetin verilindor të Austrisë së Poshtme të goditur rëndë.
Shefi i policisë çeke, Martin Vondrášek, i tha radios lokale se një grua ishte mbytur në një përrua që vërshoi brigjet e tij pranë Bruntalit, një qytet me rreth 15,000 banorë në veri-lindje të vendit, ndërsa shtatë persona të tjerë ishin ende të pagjetur.
Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në një zonë të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë pasi stuhia Boris shkaktoi përmbytjet më të këqija të regjistruara në rajon për më shumë se dy dekada. Ajo u përshkrua nga një kryebashkiak rumun si një “katastrofë me përmasa epike” ./ S.M