Euro vazhdon të zhvlerësohet përballë lekut, edhe pse sezoni turistik veror është mbyllur.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka zbritur në 99.2 lekë, kuotë kjo që e çon në minimum historik, që nga koha kur ajo u hodh në qarkullim dhe në rënie 10% që nga shtatori i vitit të kaluar.
Euro po pëson rënie thuajse të përditshme, të cilat në një shpjegim të thjeshtë ndikohet nga të flukset tursitike të vjeshtës, remitancat, investimet e huaja, e po ashtu edhe burimet informale.
Por në shifra, disa faktorë të tjerë nuk krijojnë bindje që leku të marrë pozitat që ka jo vetëm përballë euros, por edhe dollarit e paundit britanik.
Për shembull, vlera e importeve është rritur vetëm 3% këtë vit dhe kjo tregon se leku ka blerë shumë pak mallra në raport me mbiçmimin e tij.
Po ashtu, edhe ndikimi i inflacionit ngre pikëpyetje për rënien e euros, pasi ndryshimi i çmimeve në eurozonë në nivelin 2.6% dhe ndryshimi i çmimeve këtu rreth 2.3% nuk është diferncë e lartë.
Në këtë situatë, kur kursi i këmbimit bëhet i paparashikueshëm edhe në të ardhmen, arsyet për rënien e euros duket se janë të fshehura jashtë ekonomisë formale./ S.M