Ish-konkurrentët e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Adri dhe Iliriana ndoshta do e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë së shpejti.
Ishte menaxheri i dyshes, Naser Qeli ai i cili ka nxitur thashethemet për diçka të tillë. Ai ka postuar një fotografi të një ftese për dasmë, ku shihen inicialet e Ilirianës dhe Adrit.
Në ftesë, thuhet se dasma pritet të jetë më 13 tetor të këtij viti.
“Kush e gjen se kush martohet me datë 13 tetor?”- shkruan Qeli.
Çifti arriti deri në gjysëmfinale të “Big Brother Vip Kosova”, madje arriti të fitonte edhe zemrën e publikut, për shkak të sjelljes dhe kulturës që transmetonin. S.B