Përmeti i Vjosës, luleve e njerëzve të ngrohtë ka pritur e përcjellë turistë nga anë e kënd botës këtë vit.
Sipas të dhënave qytetin e vogël në jug të vendit deri në fund të muajt gusht e kanë vizituar mbi 100 mijë vizitorë.
Këta të fundit nuk mungojnë as në vjeshtë.
Në Përmet ashtu siç vendasit thonë përveç detit mund të gjesh çdo gjë tjetër nga ujrat tremalë të Bënjes, lugina e Vjosës dhe objektet e kultit që në këtë qytet janë të shumta e të veçantë.
Përveç natyrës vizitorët i tërheqin edhe çmimet që mbeten të ulëta.
Në krahasim me vitin e shkuar rezulton se në Përmet numri i turistëve ka qënë afro 30 përqind më i lartë. S.B