Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Media franceze “OK Voyage”: 10 vendet që duhen parë patjetër në Shqipëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një xhevahir i vërtetë i Ballkanit, Shqipëria po del gradualisht në peizazhin turistik evropian”, kështu e nis artikulli Maxime Aubin në revistën franceze të udhëtimit “OK Voyage”.

Më poshtë, renditen 10 vendet që nuk duhen lënë pa u parë në “tokën e shqiponjave”.

Vizitoni kryeqytetin, Tiranën

Nëse jeni duke udhëtuar për në Shqipëri, ka shumë mundësi që së pari të shkelni në kryeqytetin shqiptar. Atraksionet që duhen vizitoni në Shqipëri nisin me kryeqytetin e gjallë dhe plot ngjyra të këtij vendi të bukur.

Një vend i sekreteve të së shkuarës së palavdishme politike të vendit, Tirana ka arritur të modernizohet. Ajo ofron një ndërthurje të historisë, argëtimit dhe gastronomisë.

Shijoni panoramën nga maja e Malit të Dajtit

Nëse ju pëlqen kalërimi dhe mini golfi, Mali i Dajtit është vetëm një udhëtim me teleferik larg Tiranës.

Gjithashtu, ju mund të bëni një shëtitje relaksuese me teleferik – duke shijuar pamjet mahnitëse të të gjithë qytetit.

Eksploroni bunkerët e Shqipërisë

Kur Shqipëria drejtohej nga lideri i saj komunist Enver Hoxha, i gjithë vendi ishte i përgjuar dhe i mbushur me bunkerë.

Këto dëshmi historike janë sot muze të vërtetë. Nëse ndonjëherë ata duken të zymtë, ato duhet të kuptohen dhe të mos harrohen kurrë.

Pushoni në Pogradec

Po sikur ta trajtonit veten me pak gjelbërim gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri? Pogradeci duhet të renditet në mesin e 10 vizitave që duhet parë në Shqipëri.

Ju do të keni mundësi të vizitoni Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Pogradecit nga ku do të përjetoni qetësinë.

Shijoni kohën tuaj në Lin

Lini ndodhet rreth gjysmë ore me makinë nga Pogradeci. Termi piktoresk do t’ju vijë lehtësisht kur t’u tregoni të dashurve tuaj për këtë vend të vogël të mahnitshëm.

Lexo edhe :  Rama ndan pamje nga takimi me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën

Vizitoni qytetin e Beratit

Mistik dhe i pacënuar, qyteti piktoresk i Beratit na kthen pas në mesjetë. “Qyteti i një mbi një dritareve” ka zakon të krijojë ëndrra në mendjet e vizitorëve të tij. Kalaja e cila mbizotëron, ofron pamje që të lë   pa frymë dhe vizita në qytet është sa befasuese aq edhe paqësore.

Shëtitje në Parkun Kombëtar të Valbonës

Pas këtyre vizitave, ju do të keni mundësi të merrni pak ajër të pastër.

Nëse plazhet shqiptare po bëhen gjithnjë e më popullore, “Alpet Shqiptare” siç quhen fillimi i zinxhirit ballkanik, ofrojnë shtigje të shumta për të gjitha nivelet që të çojnë në peizazhe përrallore.

Në veçanti, ju mund të zbuloni parkun madhështor Kombëtar të Valbonës duke marrë rrugën nga Valbona në Theth.

Udhëtimi zgjat gjashtë orë dhe pikënisja arrihet me traget pas një lundrimi dy-orësh në liqenin e bukur të Komanit.

Shëtisni rreth liqenit të Komanit

Liqeni i Komanit ndodhet në fshatin me të njëjtin emër – dhe gjarpëron drejt Fierzës, jo shumë larg Valbonës.

Përpara se të kaloni nëpër malet e Ballkanit, zbuloni gjelbërimin e këtij liqeni – me kodrat përreth që i japin një atmosferë të një bote vetmitare.

Shijoni ushqimin shqiptar

Gastronomia gjatë udhëtimit zë gjithmonë një vend thelbësor. Ushqimi në Shqipëri do t’ju kënaqë dhe befasojë vërtet. Një kombinim i zgjuar i frymëzimeve greke dhe italiane, kuzhina shqiptare ndërthur shumë shije mesdhetare. Rizbuloni musakanë dhe provoni tavën e kosit me mish qengji. Specat e mbushura dhe kungull i njomë do të kënaqin adhuruesit e perimeve.

Shqiptarët mikpritës

Nuk mund të përfundonte lista me vendet që duhen parë në Shqipëri, pa përmendur njerëzit e saj të buzëqeshur dhe mikpritës.

Shqiptarët janë shumë miqësorë dhe shumica e tyre flasin anglisht./   S.M

Të fundit

Kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë? Ministri zbardh detajet

Brenda kësaj javë pritet që të bëhet publik emri i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm,...

Besi dhe Xhensila nuk janë ndarë kurrë? Këto detaje shtojnë dyshimet

Një nga çiftet më të dashura për publikun, ishte padyshim ai mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Por pas shumë vitesh...

Vangjel Tavo betohet si kreu i Bashkisë Himarë, merr sot detyrën

Vangjel Tavo betohet sot si kreu i Bashkisë Himarë, duke marrë kështu edhe detyrën Tavo fitoi zgjedhjet si krye bashkiak më 4 gusht përballë kandidatit...

Ndryshon tatimi mbi pagat, rritet sërish rroga minimale

Qeveria do të rishikojë në dy vitet ardhshme skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e...

Tradhtia shkatërruese e raportit? Njihuni me 5 sjelljet që çojnë çiftet në ndarje

Të tradhtosh personin me të cilin supozohet të jesh i dashuruar është një gabim jetësor që zbulon probleme të tjera serioze mes partnerëve. Në...

Lajme të tjera

Web TV