Blerta Celibashi dhe Princi kanë udhëtuar drejt New Jerseyt ku dhe kanë marrë pjesë në një darkë gala në Carpathia West Estate.
Mbrëmja ka qenë e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptare dhe atyre amerikanë, duke nxitur bashkëpunim dhe mbështetjen për kauza bamirësie.
E sigurisht në këtë event të rëndësishëm Blerta ka vendosur që të shoqërojë partnerin e saj dhe për herë të parë të publikojë dhe një foto krah tij në “Instagram”.
Ai mban veshur një kostum të zi elegant, ndërsa Blerta ka zgjedhur që të veshë një fustan të zi, të kombinuar me taka dhe varëse me perla./ S.M