Deklarata e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi ka ngjallur interes edhe në mediat ndërkombëtare.
Në media theksohet se nëse gjithçka shkon sipas planit, shteti bektashian i ngjashëm me Vatikanin do të jetë shteti më i vogël në botë.
Media franceze “Le Parisien” në një artikull të botuar pas fjalës së Ramës në selinë e OKB, ku foli për idenë e një shtetit sovran të bektashinjve, shkruan se kryeministri shqiptar dëshiron të promovojë tolerancën fetare.
Sipas “Le Parisien”, qëllimi i Ramës me nismën për të krijuar një entitet të ri të qeverisur nga bektashinjtë, është të promovojë një islam të tolerancës.
“Një ekip ekspertësh ligjorë, duke përfshirë edhe juristë ndërkombëtarë, po hartojnë një tekst që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë”, shkruan më tej “Le Parisien” duke cituar median amerikane “The New York Times”.
Për krijimin e shtetit sovran Bektashi, kanë shkruar edhe mediat turke. Gazeta “Hyrjet” shkruan se e ky shtet nuk do të ketë tiparet sovrane të tij që janë ushtria, rojet kufitare ose gjykatat.
Shteti i ri thekson media turke, planifikohet të krijohet në një tokë 109 hektar
Vetëm pak ditë më parë në prestigjiozen amerikane Neë York Times u raportua se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, i stilit të Vatikanit në Romë, për besimtarët bektashinj.
Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Neë York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare./kb