Stresi dhe Noizy kanë rregulluar raportet mes tyre e tashmë janë miq shumë të mirë. Ndaj miqtë kujtohen dhe për ditët e veçanta.
Sot, me rastin e ditëlindjes së Noizyt, Stresi e ka uruar publikisht:
“Nuk mund te mendoj per nje dhurate me te mire se miqesia jone! Gëzuar Ditelindjen”- shkruan Stresi krah videos ku shfaqet duke kënduar me Noizyn.
Kujtojmë se Noizy feston sot ditëlindjen e 38-të. Një prej urimeve nga personazhet e njohur ishte dhe ai i Loredanës, e cila e cilësoi reperin si mikun e saj të ngushtë.