Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Bilanci i paqes së Berishës me PS është më i rëndë se bilanci i luftës me të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do t’i japë fund paqes në Kuvendin e Shqipërisë duke rikthyer skenat e vitit të kaluar. Nuk e kanë saktësuar nëse do përdorin flakadanë apo gaz lotsjellës, por do jetë diçka e tillë.

Si shkak formal po shërben arrestimi i deputetit Salianji dhe marrja i pandehur i kryetarit të tyre Sali Berisha.

Përpara se të ndjehemi të shqetësuar pse po rikthehet anormaliteti në Kuvend, duhet që PD dhe Berisha t’iu shpjegojë demokratëve se çfarë fituan nga normaliteti që “rikthyen”.

I gjithë “normaliteti” i tyre ka qenë një aksion i përbashkët i Damian Gjiknurit me Gazment Bardhin, gjatë vizitës në SHBA tek “Mëngjesi i Lutjeve”, për mënyrën se si t’i impononin Gazment Bardhin PD-së dhe si të përkëdhelnin Berishën si njeri që do ta pranonte dhe PS, kundrejt lëshimeve për Kodin elektoral dhe amnistinë.

Dhe plani funksionoi perfekt.

Nëse ka ndonjë politikan që socialistët duhet të shpërblejnë për mënyrën se si përdori komplekset e izolimit ë Berishës për të bërë atë që donin socialistët me Kodin electoral, është Damian Gjiknuri. Ai i dha krah Gazment Bardhit gjatë vizitës informale në SHBA, u deklarua se Berisha është shumicë në PD, krijoi një klimë besimi te aksioni i tij pro Berishës, arriti të integrojë Bardhin në PD, dhe pastaj të korrë frytet e aksionit të tij, duke miratuar kodin elektoral, pikë më pikë siç e donte PS.

I vetmi nder që i bënë Berishës ishte që 30 për qind të listës t’ia linin të mbyllur, pasi ai ishte i ndërgjegjshëm që aq do merrte. Kështu që nuk ka telashe me listën e hapur.

Pasi gjithe kjo përfundoi, pasi socialistët morën çfarë deshën nga paqja me Berishën, pasi Gazment Bardhi u rikthye në shtëpi dhe u bashkua me ta në diversitet, jeta vazhdoi normalisht dhe Salianji shkoi në burg, Berisha është në prag të burgut së bashku me Metën dhe disa socialistë të tjerë të rëndësishëm janë nën hetim.

Lexo edhe :  Kush ka burgje për të mbrojtur? Hapet thirrja

Drejtësia nuk ka punë fare me lojërat politike të PS dhe PD, dhe vazhdon punën e saj.

E gjithë paqja iI shërbeu socialistëve të miratonin ato që deshën.

Tani më shumë se paqja, dhe atyre u shërben ky anormaliteti. E kanë më lehtë pasi mblidhen pesë minuta, ngrejnë dorën, miratojnë ligjin e vazhdojnë punën.

Tani këta demokratët që janë eksituar që do ndezin sërish fishekzjarrë, a janë gati t’u thonë demokratëve që po i kërkojnë të dalin rrugëve se çfarë fituan nga paqja me socialistët?

Damiani për shembull është në gjendje t’u thotë socialistëve çfarë fituan nga përkëdhelja e Berishës. Vetëm me një të përkëdhelur të sedrës së tij ai shiti Kodin elektoral dhe gjithë betejën elektorale të PD. Tani me këtë përpjekjen për të bërë si radikal, thjesht do të mbulojë atë që në fakt e ka shitur me kohë, humbjen e betejës elektorale.

Nuk është se ka për t’i kërkuar njeri llogari dhe po nuk e justifikoj, pasi deri atëherë ndoshta është dhe në burg. Do që të thotë se humbëm duke luftuar me socialistët.

Në fakt humbi nga paqja me socialistët, jo nga lufta me ta. Shiti gjithçka, duke u tallur nga socialistët që bëjnë sikur e pranojnë për udhëheqës të opozitës. Ai ju duhet për të qëndruar në pushtet./   S.M

Të fundit

Moti i mirë, pushuesit ditor ‘pushtojnë’ bregdetin e Lezhës

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e...

Stina e alergjive të forta, si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash. Teshtima është një shpërthim i fortë i trupit që...

“Salianji u nxitua…”/ Juristi tregon gabimin që bëri deputeti i PD-së

Juristi Jordan Daci ishte i ftuar në emisionin Review, aty ku diskutoi për vetëdorëzimin e depuetit Ervin Salianji në Drejtorinë e Policisë, pasi Gjykata...

Parlamenti s’do ketë më paqe’/ Gjekmarkaj paralajmëron dhunë

Nënkryetari i PD nga koha e Lulzim Bashës, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në 'Kjo javë' ka folur ne lidhje me ate se, çfarë do...

“Gratë e vuajnë dyfish dënimin”, avokatja: Veç burgut humbin një pjesë të mirë të jetës

Episodi i 12 i podkastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, projekt i qendrës “Fol” nën mbështetjen e zyrës së Marrëdhënieve me...

Lajme të tjera

Web TV