Këngëtari i mirënjohur italian Albano Carrisi ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar. Ai është shprehur se emrin ja ka vendosur i ati i cili ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurt.
“Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Albano se do të jetë fati ynë. Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja, prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë”, është shprehur artisti.
Albano e ka vizituar më parë Shqipërinë, jo vetëm për të shijuar bukuritë natyrore, por edhe për të rikujtuar kujtimin e babait. S.B