Droga në shkolla, mjeku: Ja kush janë drogërat më të përdorura nga të miturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregtimi i lëndëve narkotike pranë shkollave dhe përdorimi i tyre jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga fëmijët ehste kthyer në një shqetësim madhor.

Lidhur me këtë mjeku toksikolog Alert Drishti, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se kryesisht përdoren droga popullore si heroina dhe hashashi, ndërsa nga moshat e vogla kokaina nuk përdoret sepse dhe kushton.

Ai tha se është rritur kryesisht numri i përdoruesve femra me 12%, prandaj siç ai shprehet duhet të ketë më shumë programe mësimore të dedikuara për dëmet e drogërave. Sipas tij nuk ka drogë të lehtë apo të fortë të gjitha janë të dëmshme dhe për të gjithë këta përdorues ka shpresë.

“Rasti 11 vjeç, nuk është rast rutinë, por sigurisht që rasti konkret ka qenë një përdorues i drogës, por përgjithësisht moshat e vogla që vijnë për ndihmë janë përdorues të hashashit. Ishte një fëmijë me prindër të divorcuar, jetonte në një qendër rehabilitimi për fëmijë minorenë, pra në numrin e popullatës kjo pjesa vunerabël përbën një pjesë të madhe të tyre dhe janë kryesisht te drogat e lira si hashashi.

Ndërsa përdoruesit e kokainës nuk njohin shtresë sociale. Hashashi duke qenë i lirë është dhe më i përdorshmi dhe kanë mundësi dhe moshat e vogla, madje ai njihet dhe si porta hyrëse në rrugën e përdorimit të drogërave të forta. Gjinia femërore po vjen duke u rritur që vijnë kërkojnë ndihmë mjekësore ka arritur në 12%. Na kanë ardhur dhe në gjendje kome, por fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.”

Më tej ai shtoi se është masa ajo që bënë dëmin, pra me shkencë nuk ndahet se cila është më e dëmshme dhe cila më pak e dëmshme për ne të gjitha janë të dëmshme.

Lexo edhe :  Ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari

“Varësia nuk varet nga rruga e marrë apo sasia, por ka disa kritere, toleranaca, kriza apsinencës, dhe vepriemt konpuilsive që ata bëjnë. Pra nuk kemi drogë e dëmshme dhe më pak e dëmshme por problemi është se me këto mosha duhet që informacioni dhe ndërgjegjësimi të jetë në fokus të tyre.

Duhet të ketë programe të dedikuara për ti informuar dhe ndërgjegjësuar për dëmin që ato drogëra bëjnë. Nuk ka drogë të lehtë apo të fortë, të gjitha janë të dëmshme, por askush nga ata që i kanë hyrë kësaj rrugë nuk janë të pashpresë sepse ka programe për ti ndihmuar.”/   kb

Të fundit

Miliona euro dëm shtetit/Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të...

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh deputete nga rinumërimi në Qarkun...

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale dhe gjoba. Si shembull kryeministri...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Lajme të tjera

Web TV