Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lulzim Basha dhe modeli i krizës në politikën shqiptare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alban Daci

Shumë menduan dhe e luftuan Bashën ta eliminojnë si faktor politik brenda dhe jashtë vendit! Madje, sic tashmë është e ditur edhe lufta ndërkombëtare ndaj tij ka qenë po aq e ashpër sa ajo e brendshme e madje edhe më shumë.

Gjithçka tentuan të bëjnë në mjedisin e opinioneve publike shqiptare për tu mbushur mendjen shqiptarëve se Basha është:

– Tradhtar i demokratëve

– Është humbës

– Nuk fiton

– Nuk është lider

E madje, tashmë edhe një ish vartësi i tij që dikur bënte epose për të e cilësoi edhe si të “pafytyrë” duke aluduar se nuk kishte reaguar ndaj Salianjit! Në fakt, në lidhje me këtë të fundit nuk dua të komentojë, sepse ka bërë vetë zgjedhjet politike dhe po ashtu e ka zgjedhur vetë stilin e të bërit politik për të arritur tek karriera.

Lufta e fundit ndaj Bashës, thuajse me një konsensus ishte për të hequr edhe nga Këshilli i Europës, pa pasur parasysh se ai ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm ndërkombëtar edhe ne raport me konfiskimin e aseteve ruse.

Shpesh e kam thënë se lider nuk bëhesh në një ditë dhe po ashtu kam thënë se në luftën e tyre të dëshpëruese të mbushur me inate, egoizma dhe xhelozira, kundërshtarët nuk mund ta mundnin Bashën nga hiq, sepse kështu dëshironin për shkak të mos koherencës së tyre.

Basha është një investim i gjatë i PD nga 2005 deri në ditët e sotme. Angazhimet e tij ndërkombëtar në një periudhë të gjatë, profili i tij prej perëndimore e ka bërë atë që jetë një faktor i padiskutueshëm i interesave ndërkombëtare të Shqipërisë dhe po ashtu edhe ndoshta një garanci edhe për çështjet që lidhen me Kosovën dhe me paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Është apo arrestim apo burgosje politike ajo e Salianjit nuk di ta them, sepse nuk kam  qenë pjesë e historisë së tij në raport me politikën dhe modelin që ka zgjedhur të bëj politikë. Burgu nuk është gjë për t’ia uruar askujt e për më tepër të një politikani të ri. Gjithkush, për shkak të rrethanave dhe karakterit ose eksperiencës së tij e zgjedh vetë modelin sesi të ngjisë shkallët e karrierës në politikë.

Në thelb, mendoj se modeli i Salianjit nuk dëshmon gjë tjetër, veçse krizën e meritokracisë dhe hapësirat e vogla që kanë të rinjtë si mundësi për të bërë politikë. Në këto rrethana, shumë prej politikanëve të rinj zgjedhin ose servilizmin pranë shefit ose lidershipin e fortë si të vetmen mundësi për të ngjitur më shpejt shkallët e karrierës politike. Në partitë shqiptarë nuk ka debat e për pasojë nuk mund të bëhet karrierë për shkak të argumenteve dhe diapazonit intelektual e për pasojë mbeten forma të tjera të protagonizmit të ekzagjeruar për të rënë në sy fort tek militantët apo tek “Shefi”.

Lexo edhe :  Të paktën të guxojnë aq sa guxoi ambasadori Adrian Neritani

Të kalojnë përsëri tek figura e Bashës. Ai mori disa vendime si ai i shtatorit duke menduar e besuar se PD do të kalonte në një izolim ndërkombëtar e në fakt në rolin e orakullit, Basha paska pas parashikuar me shumë vërtetësi se çfarë do të ndodhte me PD dhe demokratët nëse nuk do të ishin në koherencë me ngjarjet dhe kohën.

Ata, që kanë PD sot, edhe pse përpiqen tu mbushin demokratëve mendjen se janë të pranueshëm ndërkombëtarisht, në fakt nuk kanë asnjë provë konkrete që e konfirmon një ide të tillë. Sillen sa në SHBA dhe Europë duke takuar lider të dorës së dytë ose lider të dalë në pension pa asnjë impakt politik. Nuk mungojnë edhe takimet mes shqiptarëve, të cilat edhe këto shpesh bëhen online, sepse nuk kanë forma apo mundësi të tjera.

Rasti i Salianjit ishte një rast që kishte nevojë për një jehonë ndërkombëtare dhe deri tani janë mburrur me një letër të shkruar në anglisht. Ndërsa Bashën që e akuzuan për pafytyrësi për mos reagim, falë profilit të tij ndërkombëtar e ka ngritur çështjen e Salianjit në nivele të larta të vendimmarrjes dhe të kancelarive të BE! Madje Basha e ka ngritur sot, ashtu sic pohon ai përmes një reagimi cështjen e Salianjit pikërisht aty ku aludojnë prej kohësh se Basha nuk bën pjesë, pikërisht në Grupin Parlamentar të Partisë Popullore Europiane. Koha po dëshmon dhe do të dëshmojë, që përtej përpjekjeve të tyre për të sulmuar me çdo kusht e mjet Bashën, në fakt po sulmojnë veten dhe po e dëmtojnë ndërkombëtarisht PD dhe po ashtu edhe të ardhmen e saj bashkë me atë të demokratëve.

Më shumë se kriza e lidershipit të Bashës, sjellja ndaj tij dëshmon qartë krizën e politikës shqiptare e cila vazhdon të sulmojë çdo figurë të re premtuese lidershipi për një Shqipëri europiane dhe demokratike./E.T

Të fundit

“Ma fshinë emrin”/ Iu hoq mandati, Salianji “në delir”: Betejën do e vijoj nga qelia

Nga sot, Ervin Salianji nuk është më deputet. Në seancën plenare, të ditës së sotme u njoftua humbja e...

Si ta “ndalosh” kohën e cila po kalon shumë shpejt…

Andihesh ndonjëherë sikur koha fluturon dhe dita kalon më shpejt se sa e kupton? Ky fenomen është një përvojë e zakonshme dhe shpesh lidhet...

VIDEOLAJM/ Ja momenti kur Gazment Bardhi godet Spiropalin me këmbën e karriges

Një seancë parlamentare tepër e tensionuar dhe që zgjati 20 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve Deputetët e opozitës kishin...

“Përbuzësit e demokracisë”/Spiropali reagon për djegien e karrigeve: Mungesë respektit…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiroplai e ka quajtur mungesë respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit, djegien e karrigeve të Kuvendit nga ana...

Pas ndarjes me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë?!

Pas ndarjes me Eros Grezdën, Oriola Marashi duket se ka rigjetur sërish dashurinë. Me anë të një postimi në Instastory, modelja e njohur ka...

Lajme të tjera

Web TV