Në emisionin D-Night ndodhi një aksident gjatë transmetimit live. Teksa Kledisi, gazetari në terren i emisionit bënte ‘vox-pop’ në rrugë, u përshëndet nga djemtë nga Hasi, të cilët u larguan me shumë shpejtësi me makinë dhe u aksidentuan me një tjetër automjet që po kalonte atypari.
Vetë gazetari nuk kuptoi asgjë, ndërkohë që në studio Dajana dhe Genardi u trembën shumë:
“Kur them që këtu digjen gomat zemra ime, nuk më beson njeri.”, thotë Kledisi, i cili mendon se ishte thjesht gazi i makinës që dha atë zhurmë.
“Ndodhi një aksident live Leone, ti nuk e pe. Kemi një aksident live, sepse i dha shumë gaz makinës. Çfarë do të thotë ‘syri’, që s’e beson njeri… Dhe uroj që djemtë nga Hasi të jenë mirë, po ashtu edhe të tjerët.”, përfundoi moderatorja./ S.M