Ndryshon metodologjia për matjen e PBB-së:

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brendshëm Bruto një nga treguesit kryesor të ekonomisë. Ndryshimi që u aplikua për tu përshtatur me metodologjinë e BE (Eurostat), duke rezultuar me një rritje më të lartë ekonomisë se sa është raportuar zyrtarisht deri më tani. Psh me mënyrën e re të matjes  Rritja reale e PBB-së për vitin 2023, vlerësohet 3,94 % nga 3,45% e publikuar më parë nga vlerësimet e PBB-së tremujore.

Instituti i Statistikave (INSTAT njoftoi se në përputhje me Kodin e Praktikave të Statistikave Evropiane dhe Politikën e Harmonizuar Evropiane për Rishikimin e Statistikave Makroekonomike (HERP – eng, Practical guidelines for revising ESA 2010 data, Eurostat (europa.eu) publikon seritë e përditësuara kohore të Llogarive Kombëtare në kuadër të Rishikimit thelbësor të treguesve të llogarive kombëtare. Si rezultat i përmirësimeve të lartpërmendura, rishikimi i serive kohore 2018 – 2023, ka ndikuar në nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke rezultuar në ndryshim në terma nominal 2,48 % në vitin 2023 krahasuar me vlerësimet e mëparshme, të cilat bazoheshin në vlerësimet tremujore të PBB – së. Në kuadër të rishikimit të Llogarive Kombëtare, vlerësohet për herë të parë Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me metodën e të ardhurave. Në strukturën e PBB-së sipas kësaj metode, komponentët kryesorë janë fitimi operativ bruto, i cili përbën peshën kryesore të të ardhurave në ekonomi, me 61,49% në vitin 2023. Kompensimi i punonjësve zë 24,34%, i ndjekur nga taksat mbi produktet me 12,82% për të njëjtin vit. INSTAT Rishikimet madhore janë procese të rregullta të sistemit të Llogarive Kombëtare, të cilat kryhen të paktën një herë në 5 vjet, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim me Eurostat. Ato kanë si qëllim përfshirjen e burimeve të reja të informacionit, përmirësimin e burimeve ekzistuese si dhe zbatimin e ndryshimeve metodologjike statistikore ndërkombëtare.

Rishikimi i mëparshëm i Llogarive Kombëtare u krye në vitin 2014, kur iNSTAT për herë të parë u bë pjesë e ciklit të rishikimit sipas standardeve të BE-së. Rishikimi i vitit 2024 është rishikimi i dytë i Llogarive Kombëtare dhe përfshin rishikimin e të dhënave që nga viti 2018.

Lexo edhe :  Falja e gjobave/ Sa është fatura ekonomike dhe kategoria që përfiton

Rishikimi i llogarive kombëtare ka ndikuar në të dhënat statistikore për të gjitha llojet e aktiviteteve dhe ato të sektorëve institucionalë të vlerësuar deri tani në baza eksperimentale.

INSTAT sqaroi se, rishikimi i vitit 2024 konsiston në përdorimin e tabelave që tregojnë nga vijnë burimet ekonomike dhe si shfrytëzohen për të përmirësuar llogaritjet ekonomike. U integruan për herë të parë të sistemet e Llogarive të Sektorëve institucionalë në sistemin e Llogarive Kombëtare. Janë bërë gjithashtu përmirësime metodologjike në përputhje me standardet statistikore ndërkombëtare, të realizuara pas vitit 2014, nën asistencën e Bashkimit Evropian, nëpërmjet projekteve iPA shumë përfituese dhe Eurostat në fushën e Llogarive Kombëtare, duke implementruar metodën nga poshtë-lart në vlerësimin e sektorëve institucionalë.

Përmirësimet metodologjike janë bërë edhe për seksionin “Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve” të cilat përfshijnë riklasifikim të njësive institucionale kryesisht të njësive të cilat i përkasin formës ligjore “Person Fizik” dhe kryejnë aktivitete ndihmëse si zyra këmbimi valuator, ndërmjetës të tjerë për sigurime dhe shërbime të tjera ndihmëse.

Janë bërë përmirësime metodologjike në vlerësimin e prodhimit, konsumit të ndërmjetëm dhe vlerën e shtuar. Janë bërë rregullime duke u mbeshtëtur në rekomandimet e EUROSTAT mbi vlerësimin e Ekonomisë së Pavrojtuar. Përmirësimet konsistojnë kryesisht në vlerësimin e komponentëve të rinj të papërfshirë më parë si dhe në zgjerimin e komponentëve ekzistues, duke reflektuar burime të reja informacioni. Përmirësime në vleresimin e Shpenzimeve per Konsum Final të Familjeve. iNSTAT vlerësoi se procesi i balancimit mundësoi një analizë më të detajuar të ndikimit të kërkesës së familjeve për produkte të ndryshme nga ana e burimeve dhe ndikoi në krijimin e një pamje më qartë të ndërveprimeve midis sektorëve ekonomikë. U bënë përmirësime në vlerësimin e komponentit “Formimi Bruto i Kapitalit Fiks” ku përfshihet vlerësimi e “Softuer” me metodën e kostos së punës. Kjo metodë lejon një vlerësim më të saktë të kontributit të sektorit të teknologjisë së informacionit në ekonominë kombëtare, duke marrë parasysh të dhënat për pagat dhe kostot e punës.

Të fundit

Bonus edhe për administratën në fundvit, 120 mln lekë në dispozicion/ Zbardhen detajet

Këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës shtetërore. Mesohet se me aktin e fundit normativ, qeveria...

Zbulohet kushti i Parashqevi Simakut për t’u rikthyer në Tiranë

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte...

“Do e ruaj gjithmonë”, Spiropali reagon për dhuratën që Rexhep Selimi i dërgoi nga Haga

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar sot për dhuratën që luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, i dërgoi nga Haga dhe të cilën ia...

Proda takim me shefat e rinj të komisariateve, zbardhen porositë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me shefat e rinj të komisariateve të policisë në vend. Drejtor...

Autori i masakrës në Magdeburg/ Psikiatër, anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

E kapën njëqind metra larg vendit të masakrës. Policia e ndaloi pranë një stacioni tramvaji, ai u shtri në tokë për t’u prangosur pranë...

Lajme të tjera

Web TV