Izraeli dhe Irani janë fuqi të mëdha ushtarake në rajon. Ushtria e Izraelit është më e vogël në numra, mirëpo ka teknologji më të avancuar dhe është e pajisur më mirë. Irani ka superioritet në shifra, mirëpo forcat e tij të armatosura varen nga një teknologji e vjetërsuar kur bëhet fjalë për disa lloje avionësh apo pajisjesh të blinduara.
Ndërsa Izraeli ka një buxhet prej 19.2 miliardë dollarësh për mbrojtjen, Irani e ka vetëm 7.4 miliardë dollarë. Por Republika Islamike ka katër herë më shumë personel ushtarak se sa Izraeli, gati katër fish më shumë tanke dhe mbi 15-fish më shumë artileri.
Izraeli dominon në ajër, me 340 avionë luftarakë, krahasuar me 280 të Iranit, por edhe me 8 satelitë, krahasuar me 2 të Iranit.
Sipas një tjetër burimi, Indeksit Global të Forcës Ushtarake, ushtritë e të dy vendeve nuk janë shumë larg njëra-tjetrës. Sipas këtij indeksi, Irani renditet në vend të 14-të në botë, ndërsa Izraeli në vend të 17-të.
Në një luftë të drejtpërdrejtë mes dy shteteve, betejat ajrore do të luanin rol kyç, për shkak të distancës së madhe mes Izraelit dhe Iranit, plot 1850 kilometra./e.t