Presidenti turk Rexhep Tayip Erdoğan do të vijë në Tiranë të enjten në një vizitë një ditore.
Ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar për ardhjen e Erdoganit, “Ora News” mëson se një arsye është hapja e Xhamisë së Madhe në Tiranë.
Këtë të shtunë po bëhen prova në xhami siç mund të dëgjohet në këtë video.
Provat po bëhen në gjuhën turke.
Xhamia e madhe ka nisur ndërtimin në vitin 2015 ndërsa prej asaj kohe është kthyer në një debat të madh publik për arsyen e mospasjes së saj./ S,M