Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Deklarata e fortë/ Haradinaj: Kurti po lan borxhe ndaj Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se kryeministri Albin Kurti është “spiun i Serbisë” dhe duke iu referuar bisedës së shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin Milan Radoiçiç, tha se Kurti po lan borxhe me Serbinë.

Ai tha se Vetëvendosje e Lista Srpska patën “marrëveshje për t’i larguar veteranët e kategoritë e lirisë dhe për të mos i përfshirë në pagën minimale e ka bërë Albin Kurti me Radoiçiqin, po unë nuk them me Radoiçiqin, por me [presidentin e Serbisë] Vuçiçin. Këtu dal te ajo që ju them çdo herë se Kurti është shpiun i Serbisë, është njeri i Serbisë nuk mundet me qenë ndryshe”.

“Nëse në vitin 2018 paska qenë gabim të takohesh me Radoiçiqin si nënkryetar i Listës Serbe, i pandjekur nga drejtësia e Kosovës, pra pa asnjë akuzë në Kosovë, i papërfshirë në listën e zezë të SHBA-së, çka është komunikimi me të pasi e ndjek drejtësia, pasi ka aktakuzë prej Kosove, pasi e shti në listë të zezë SHBA. Çka është kjo? Është larje e borxhit ndaj Serbisë, ndaj Vuçiçit, ndaj BIA-s. Kurti po i lan borxhet. A ka akt më transparent të tradhtisë sesa me u bë me armikun kundër ushtarëve të lirisë”.

“Është akuzuar secili subjekt që ka pasë bashkëpunim me Listën Serbe për të qeverisur që buron nga Kushtetuta, që s’është e jashtëligjshme. Ndërsa vetë Kurti në fund ka bërë marrëveshje me Vuçiqin kundër UÇK-së”.

“Ky po lan borxh. S’ka shqiptar tjetër që e kish bërë këtë. Ky është i nxanun i tyre. Është spiun i tyre”.

Haradinaj tha se takimi me të në vitin 2018 ishte bërë kur ai s’ishte i ndjekur nga drejtësia në Kosovë.

“Radoiçiç është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018. Pra, Policia e Kosovës në atë kohë, ka rastisur që kam qenë kryetar qeverie, por këto s’e ka bë qeveria, por drejtësia e Kosovës. E ka bastisur banesën e tij në veriun e Mitrovicës. Që atëherë Radoiçiq e ka lëshuar Kosovën, pra është i ndjekur nga Serbia dhe i ikur në Kosovë në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Që nga ajo kohë, që nga ajo ditë e bastisjes, kryetari i atëhershëm i Qeverisë, Ramush Haradinaj, deputeti i sotëm, kryetari i Aleancës s’ka komunikim me Radoiçiqin të çfarëdo natyre”.

Haradinaj tha se kushdo që thotë se ka bisedë me të le ta publikojë.

“Kur e ka ndjekë drejtësia jonë në atë kohë, ai i ka pasë të drejtat e veta me u përgjigj drejtësisë dhe me ardhë me u përballë me drejtësinë. Ka zgjedhur të ikë dhe si i ikur ndikimi i tij në proceset e brendshme në Kosovë u rishfaq me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit. Një njeri i ikur nga Kosova me pamundësi të operojë në Kosovë, pafuqi të vendimmarrjes në Kosovë na u ringjall me ardhjen kryeministër të Albin Kurtit.

“Situata arriti që në atë kohë kur VV e shumë të tjerë me të drejtë kishin mendimet dhe kritikat e tyre për rolin e tij edhe të mëhershëm kur ishte ende i pandjekur nga drejtësia në Kosovë ka arritur që ai të kthehet në faktor me ardhjen e VV-së në pushtet dhe të Kurtit. Deri ku shkon ky faktorizim i tij, përkundër faktit që ishte i ndjekur nga drejtësia, ai u vendos edhe në listën e zezë të SHBA-së, gjatë kohës së qeverisjes së Albin Kurtit ai pos banesës në veri, të cilën ia bastisi Policia e Kosovës, ai ndërtoi një vilë të madhe e të bukur në liqenin atje. Ai arriti edhe si i ndjekur nga drejtësia e Kosovës bëri marrëveshje me Albin Kurti”.

Lexo edhe :  Qeveria e Kosovës navigon mes nacionalizmit dhe pritjeve të SHBA-së

“Shihni dallimin! Në vitin 2018, ai i përndjekur nga Qeveria Haradinaj, këtë rast nga drejtësia e asaj kohe, tani Radoiçiq u kthye në faktor të marrëveshjeve me Kurtin”. S.B

 

Të fundit

FOTO/ Vizita e Zelensky, Berlini shndërrohet në një kështjellë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar të premten Berlinin, ndërsa kryeqyteti i Gjermanisë ishte kthyer në një kështjellë, me...

Fëmijët e duan më shumë veten nga ç’mund ta duan të tjerët!

Nga Lira Gjika Nëna nuk mund të dojë fëmijën më shumë sesa ai do veten. Madje, detyra parësore e nënës është pikërisht kjo: të insistojë...

OKB: Ndotja në Shqipëri shkaktari kryesor i sëmundjeve te fëmijët nën 5-vjeç

Kombet e Bashkuara kërkojnë masa të menjëhershme për uljen e niveleve të ndotjes në Tiranë dhe në qytetet e mëdha të vendit. Në qytetet...

Përurohet shkolla Musine Kokalari/ Veliaj: Kombinati me shkolla më të mira se qendra

Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” mësojnë në kushte të reja dhe bashkëkohore, pas rindërtimit nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e programit “EU4Schools”, të...

Spiropali vizitë në shkollën “Fatos Lami” në Zall Mner, Kamëz

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në shkollën “Fatos Lami” në Zall Mner, Kamëz, e cila u rinkostruktua për vitin shkollor...

Lajme të tjera

Web TV