Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shqiptarët kryesojnë për lejet e qëndrimit të dhëna nga Italia në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2023, në Itali u dhanë 330.730 leje qëndrimi, një shifër në ulje me 26.4% krahasuar me vitin 2022. Sipas Istat, i cili publikoi të dhënat, rënia lidhet me uljen e lejeve të dhëna për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare, në rënie me 47.6%.

Në vitin 2022, në këtë shifër ndikuan edhe 149 mijë lejë të dhëna për qytetarët ukrainas, të larguar nga Ukraina, për shkak të sulmeve të Vladimir Putin, të cilat vitin e kaluar ranë në 21 mijë.

330 mijë lejet e dhëna vitin e kaluar e çojnë në 3.6 milionë numrin e shtetasve jashtë BE-së të pranishëm rregullisht në territorin italian, një shifër që përfaqëson 41% të të huajve që jetojnë në Itali, ndërsa 59% përbëhet nga shtetas të BE-së.

Duke u kthyer te viti 2023, kombësia më e përfaqësuar është ajo shqiptare, me 33 mijë hyrje vitin e kaluar.

Në vend të dytë, Ukraina, me pak më pak se 30 mijë persona, ndjekur nga Bangladeshi, me pak më pak se 29 mijë. “Renditja” mbyllet me Kinën, me pak më shumë se 8 mijë qytetarë që morën leje qëndrimi në Itali vitin e kaluar.

Por cilat janë arsyet që i shtynë këta njerëz të transferohen në Itali?

Nga pikëpamja e përgjithshme, 128 nga 330 mijë lejet e dhëna lidhen me bashkimin familjar. Kjo shifër është e barabartë me 39% të totalit, ndjekur nga 32,1%  leje për azil apo mbrojtje ndërkombëtare.

Lejet për arsye pune janë 39 mijë, ndërsa ato për studentë 27 mijë (në rritje me 9.4% krahasuar me një vit më parë).

Grafiku, i cili tregon 10 kombësitë më të shumta për leje të dhëna në 2023, tregon arsyet që i kanë shtyrë njerëzit drejt Italisë.

Lexo edhe :  Rrebeshe afatshkurta dhe rritje e temperaturave, ja moti për ditën e sotme

Nuk është për t’u habitur që pjesa më e madhe e lejeve të dhëna për qytetarët ukrainas (84.1% e totalit) lidhet me azilin dhe mbrojtjen ndërkombëtare. Ndër vendet nga të cilat njerëzit lëvizin në Itali për arsye humanitare janë edhe Bangladeshi, Egjipti, Pakistani dhe Peruja.

Shqipëria, Maroku, India dhe Tunizia janë vende nga të cilat njerëzit largohen drejt Italisë kryesisht në kërkim të një pune.

Një tjetër e dhënë interesante lidhet me Kinën. 45.3% e më shumë se 8 mijë lejeve të dhëna në vitin 2023 lidhet me studentë që kanë zgjedhur shkollat dhe universitetet italiane për formimin e tyre.

Me 3.779  studentë në Itali, Kina është vendi i dytë më i përfaqësuar në bankat e shkollave në Itali, ndjekur nga Irani (4.209 studentë në 2023) dhe Turqia (2.074).

Duke parë moshën e 3.6 milionë personave që jetojnë në Itali, falë një leje qëndrimi, mosha mesatare është pak më shumë se 36 vjeç dhe 49.2% janë gra. Minorenët përfaqësojnë 19.5% të totalit. Një në katër nga këta njerëz jeton në Lombardi, kurse një në tetë jeton në qytetin metropolitan të Milanos./ Revista Monitor

Të fundit

FOTO/ Moderatori shprehet hapur: Jam refuzuar sek*ualisht për shkak të peshës

Moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë një histori personale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, për shëndetin fizik. Ai shprehet...

Pse nuk jane më problematike kreditë me probleme?

Nga Fatos Çoçoli Një kredi bankare klasifikohet në çdo treg bankar në botë si me probleme, kur këstet e saj kalojnë 90 ditë ose tre...

Studimi/ 13% e rasteve të kancerit shkaktohen nga një infeksion

13% e rasteve globale të kancerit i atribuohen një infeksioni bakterial ose viral : kjo thuhet nga një raport i Shoqatës Amerikane për Kërkimin e Kancerit. Njohja e...

A do të përfundojë bota në vitin 2060?/ Parashikimi i Isak Njutonit

Kur ai nuk ishte i zënë duke qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Isak Njutoni lexoi Biblën ,duke treguar...

Si nisi zjarri në “Range Rover” dhe shkrumboi 1300 makina (FOTO)

Të paktën 1300 automjete u shkrumbuan nga flakët në parkingun e aeroportit të Lutonit në Angli një ditë më parë. Daily Mail ka publikuar momentet...

Lajme të tjera

Web TV