Mbahet në Peshkopi panairi Agro-Bujqësor “Festa e të vjelave”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si çdo vit tjetër në qytetin e Peshkopisë është zhvilluar panairi Agro-Bujqësor “Festa e të vjelave”, ku marrin pjesë fermerë nga e gjithë Bashkia e Dibrës, por jo vetëm.

Qëllimi i këtij panairi mbetet promovimi i prodhimeve agro-bujqësore të zonës. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu tha se duhet një bashkëpunim i të gjithë aktorëve për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve.

Sipas tij, bashkia do të jetë pranë fermerëve me përmirësimin e infrastrukturës që do t’ju mundësojë atyre transport më të lehtë dhe pa kosto të shtuar të prodhimeve bujqësore.

Fermerët u paraqitën në këtë panair me prodhime të ndryshme që nga ato të frutikulturës e deri tek gatimet tradicionale, por nuk munguan as produktet artizanale, të cilat punohen me mjeshtëri nga banorë të ndryshëm të Dibrës. Fermerët e Dibrës kërkojnë më shumë mbështetje si një treg dhe ambiente frigoriferike për të ruajtur prodhimet e tyre.

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV