Raporti i Guardia di Finanza për kanabisin në Shqipëri/ Shkodra me rritje të frikshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar një raport të fundit të Guardia di Finanza, sipas të cilit hapësira e mbjellë me kanabis në Shqipëri është trefishuar. Në studion e emisionit “Kjo Javë” Hoxha theksoi se rritja e kultivimit të kanabisit ka arritur nivele alarmante, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.

Sipas Hoxhës, sasitë e eliminuara këtë vit tregojnë një rritje të dukshme të kultivimit të kanabisit në vend. “Historikisht, në vitet parazgjedhore, sasia e kanabisit rritet. Por këtë vit, mbjellja është rritur edhe për shkak të rritjes së çmimit dhe fluksit të turistëve,” tha ai.

“Sasitë e eliminuara këtë vit tregojnë se ka pasur një rritje të ndjeshme në kultivimin e kanabisit në Shqipëri, sidomos në qarkun e Shkodrës në përmasa të frikshme. Historikisht në vitet parazgjedhore sasia e kanabisit është rritur. Mbjellja është rritur po ashtu për shkak të rritjes së çmimit dhe shtimit të turistëve në vend”, tha ai.

Hoxha përmendi se disa të rinj, përfshirë ata që kanë ardhur nga Anglia, janë rikthyer në Shqipëri për të kultivuar kanabisin. “Mos prisni që ata të kultivojnë domate në zonat malore të Shqipërisë,” theksoi ai, duke ilustruar se ndryshimi në çmime ka ndikuar në zgjedhjen e tyre për kultivim./e.t

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV