Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Deri më 5 nëntor, priten të publikohen dhjetra sondazhe rreth zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Si zakonisht, pritet të bëhen shumë komente e citime të rezultateve të këtyre sondazheve.

Dhe si zakonisht, në komentet e citimet, me gjasa, mund të mos përmendet një detaj shumë i rëndësishëm i sondazheve – marzhi i gabimit statistikor të tyre. Duke harruar kështu faktin që, me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize – çdo sondazh ka një marzh gabimi statistikor.

Kur thuhet se, bazuar në filan sondazh, kandidati fistek ka sot kaq përqind të votave, rrallë përmendet se marzhi i gabimt statistikor të kësaj përqindjeje është plus/minus aq përqind. Dhe jo në pak raste, diferenca mes kandidatit fistek dhe konkurentit të tij mund të jetë brenda intervalit të gabimit statistikor – pra, nuk mund të thuhet me siguri statistikore se cili është realisht në epërsi ndaj tjetrit…

Po përse sondazhet kanë marzh gabimi statistikor?

Përgjigjia mund të gjehet tek Ligji i Numrave të Mëdhenj – nga më të rëndësishmit e teorisë së probabilitetit. Kështu, kur dikush hedh 100 monedha mund t’i bien 41% kokë, ose (në ekstremin tjetër) 59% kokë. Po ta përsërisë ky dikush këtë eksperiment me 1100 monedha, intervali i rënies kokë do të jetë nga 47% deri në 53%; goxha më afër probabilitetit real 50%. Ndërsa po të hedhë 100 mijë monedha, intervali i rënies kokë do të jetë shumë, shumë më i ngushtë: 49.7% deri në 50.3%.

Duke u kthyer tek sondazhet, sa më shumë të anketuar të rastësishëm të përfshihen në kampionin statistikor të një sondazhi, aq më shumë i afrohemi përqindjes reale të përkrahjes ndaj një kandidati. Por kostoja e anketimit të 100 mijë qytetarëve të rastësishm është tejet e lartë. Prandaj sondazhistët mjaftohen me kampione relativisht të vogla, që zakonisht prodhojnë marzhe gabimi statistikore plus/minus 3%.

Lexo edhe :  Mbi 30 Vjet Ekselencë: “Lufra”, si e transformoi industrinë e bulmetit në Shqipëri

Dhe kur përqindjet e dy kandidtëve kanë një diferencë që përfshihet brenda intervalit të gabimit statistikor të sondazhit, thjesht mund të thuhet se ata janë statistikisht rrotë-më-rrotë. Sepse mund të qëllojë që në një garë dyshe, një sondazhisti t’i rezultojë kandidati filan me 47% të votave (me marzh gabimi +/- 3%), ndërsa një sondazhisti tjetër (në të njëtën kohë e me të njëjtën metodologji) po ky kandidat mund t’i rezultojë me 53% të votave (me marzh gabimi +/- 3%). Në një rast të tillë, as njëri e as tjetri sondazhist nuk është gabim.  Njësoj si në rastin e hedhjes së 1100 monedhave, gara mund të jetë thjesht barabartë 50-50…

Po përse atëherë vlen të bëhen sondazhe parazgjedhore?

Në qoftë se në një garë dyshe, kandidati filan rezulton me 53.5% (me marzh gabimi +/- 3%) dhe kandidati fistek rezulton me 46.5% (me marzh gabimi +/- 3%), mund të thuhet me siguri statistikore se filani ka epërsi ndaj fistekut. Në rastin më të keq për filanin, ai nuk zbret poshtë 50.5% (53.5% minus 3%), ndërsa konkurenti i tij shkon maksimumi deri në 49.5% (46.5% plus 3%).

SHËNIM: Aktualisht, 7 shtete nga 50 të federatës amerikane janë shtete kyç për përcaktimin e fituesit në garën presidenciale. Në asnjërin prej këtyre 7 shteteve, asnjë nga dy kandidatët nuk e ka arritur ende kuotën 50% (bazuar në mesataren e sondazheve të ndryshme të zhvilluara në secilin shtet). /    S.M

Të fundit

6 miliardë euro ndihma/ Komisioni Evropian miraton agjendat e reformave të Shqipërisë

Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga...

Turi ballkanik/ Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, teksa ka nisur turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Von der...

Zvicra do të mbyllë nëntë qendra azili për shkak të fluksit më të ulët të emigrantëve

Zvicra do të mbyllë nëntë qendra azili deri në mars për shkak të një fluksi më të vogël emigrantësh se sa pritej. Sekretariati Shtetëror Zviceran...

Vijon seanca për Metën, Kryemadhin dhe dy bashkëpunëtorët/ Altin Dumani del nga salla

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, PIro Xhixhos dhe Ema Çokut po vijon me tone të qeta. Kreu i Spak, Altin Dumani...

Samsung po përgatit një telefon që paloset trefish

Samsung mund të prezantojë në vitin 2025, një telefon që do të mund trefish të paloset. Nga Koreja e Jugut pohojnë se Samsung tashmë e...

Lajme të tjera

Web TV