Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zbuluar detaje nga aksioni opozitar për 29 tetor, ditë kur është thirrur protestë kombëtare.
Këlliçi zbuloi në një dalje televizive se protesta do të kulmojë në Tiranë, por paraleleshit do të zhvillohet edhe në qytete të tjera.
Ai u shpreh se protestuesit do të “paralizojnë” lëvizjet, por bëri të ditur se nuk është vendosur ende për sa kohë do të zgjasë.
“Do të ketë një aksion mbarëkombëtar, që padiskutim fokusin kryesor do ta mbajë në Tiranë. Tirana do të mbajë peshën kryesore të protestës, do të jetë një protestë kombëtare, ku do të synohet në një farë mënyre paralizimi i jetës në vend për një periudhë ende të pacaktuar sepse nuk kemi marrë ende një vendim.
Protesta nuk do të jetë vetëm në Tiranë, do të jetë edhe në qytyete të tjera të vendit. Detajet do të formalizohen dhe do të plotësohen edhe gjatë fundjavës dhe padiskutim, edhe të hënë, edhe të martë të gjithë do të jemi në terren për të”, u shpreh ai.
Këlliçi theksoi se protesta do të mbahet orës 17:00 dhe do të vendoset në pesë pika të ndryshme të vendit./e.t