Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Deutsche Welle: Kriza e ekonomisë gjermane, kush blen sot Volkswagen?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Termi “Zeitenwende” (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari federal Olaf Scholz për të përshkruar sfidat e reja të politikës së sigurisë, me të cilat u përball Gjermania pas sulmit rus në Ukrainë. Por sot përdoret gjithashtu në kontekste të tjera. Politika ekonomike dhe Volkswagen është një shembull i jashtëzakonshëm i sfidave aktuale.

Industria gjermane e automjeteve është në telashe për shkak të humbjes në rritje të rëndësisë së motorëve me djegie në tregjet kryesore (SHBA, Kinë, Evropë) dhe kalimit në prodhimin e makinave elektrike.

Elektromobiliteti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Studimi i fundit i firmës konsulente PricewaterhouseCoopers (PwC) thotë se numri i regjistrimeve të automjeteve me bateri (BEV) do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme.

Vëzhguesit e tregut nga Frankfurti tregojnë se cilat modele janë aktualisht të suksesshme e cilat jo.

Nga perspektiva gjermane, kjo është shqetësuese: Modeli Y i Teslës është deri tani makina më e shitur në tregjet kryesore. Modelet e VW janë shumë prapa.

Elektromobiliteti eliminon vendet e punës

Frank Schwope nga Universiteti i Ndërmarrjeve të Mesme në Hannover beson se kjo është një nga arsyet e problemeve të prodhuesit më të madh gjerman të makinave, Volkswagen. I pyetur nga DW, eksperti i makinave thotë se këtu luajnë një rol të rëndësishëm “ndryshimet e mëdha që kanë ardhur nga konkurrentët kinezë”.

Sipas VW, këto ndryshime po çojnë në një rënie të madhe të fitimeve: në tremujorin e tretë të 2024, fitimet kanë qenë rreth 64 për qind më të ulëta se një vit më parë.

Deutsche Welle: Kriza e ekonomisë gjermane, kush blen sot Volkswagen?

Si përgjigje, koncerni planifikon të kursejë kryesisht në kostot e punës. Një ulje prej dhjetë për qind e pagave do të sillte 800 milionë nga kursimet e planifikuara prej katër miliardë eurosh. Përveç kësaj, sipas këshillit të punëtorëve, VW planifikon të mbyllë tre fabrika dhe të shkurtojë dhjetëra mijëra vende pune.

Lexo edhe :  Kate Bush, shpirti adoleshent i çdo gruaje/ Arsyeja pse burrat nuk e kuptojnë atë

Në Belgjikë, Audi, e cila është pjesë e koncernit VW, po ndërmerr hapa konkretë dhe planifikon të ndalojë prodhimin e makinave elektrike në Bruksel në fund të shkurtit – rreth 3.000 njerëz janë të punësuar atje. Kështu i tha agjencisë AFP të martën (29 tetor) një përfaqësues i sindikatës belge CNE.

Se sa e rëndë është situata, konfirmoi në të njëjtën ditë presidentja e Shoqatës së Industrisë së Automjeteve Gjermane (VDA), Hildegard Müller. Sipas saj, kalimi në lëvizjen elektrike do të kushtojë 140.000 vende pune shtesë në industrinë gjermane të automobilave gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Që nga viti 2019, rreth 46.000 vende pune janë shkurtuar tashmë. “Transformimi i industrisë sonë është një detyrë e madhe,” i tha ajo Reuters, duke shtuar: “Është thelbësore që politika të mbështesë këto ndryshime.” S.B

Të fundit

Dhjetë gjërat që mund të bëni për të luftuar stresin

Ritmet e jetës sonë të përditshme janë të çmendura. Ne duhet të kujdesemi për gjithçka, nën presion të madh....

Mundësi ideale për arritje e famë! 3 shenjat më të prekura nga Hëna e Re e nëntorit

Hëna e re sinjalizon një fillim të ri, i cili nuk do të ndodhë domosdoshmërisht në të ardhmen shumë të afërt – mund të...

​Pse gjunjët dhe kyçet dhembin kur bie shi?

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, bërryl dhe në përgjithësi në kyçe, kur bie shi apo kur koha është e vranët. Shumë njerëz e...

Cila është mosha ideale për të pasur fëmijë?

Vendimi për të pasur fëmijë është një nga zgjedhjet më të rëndësishme në jetën e një personi, por cila është mosha ideale për të...

Hasani: Shqipëria, mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në Kanada zhvilloi një takim me homologun ukrainas, Andrii Sybiha. Hasani i konfirmoi homologut...

Lajme të tjera

Web TV