“Dancing With The Stars” është një ndër spektakleve televizive që i sjell të famshmit në një tjetër aspekt duke na treguar më shumë për talentin e tyre në kërcim. Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim për sezonin e ri, por nisur nga deklaratat e Ilir Shaqirit në “Talk With Afrona” duket se së shpejti do të ketë një edicion të ri.
Jo vetëm kaq, por ndoshta sapo është zbuluar edhe konkurrentja e parë. Afrona Dika qenka shumë e apasionuar pas kërcimit dhe një prej ëndrrave është që të marrë pjesë në spektaklin e vallëzimit.
Ilir Shaqiri: Pyetja ime për ty është: ti kërcen?
Afrona Dika: Shumë! Vallëzimin, kërcimin e kam pasur gjithmonë pasion dhe ëndërr, që e vogël. Gjithmonë.
Ilir Shaqiri: Çfarë stili i kërcimit?
Afrona Dika: Vals, të gjitha stilet.
Ilir Shaqiri: Eksploron.
Afrona Dika: Po, eksploroj. E kam pasur gjithmonë ëndërr të marr pjesë në “Dancing With The Stars”.
Ilir Shaqiri: Po aty ke të bësh me një kryetar që është një çikë kështu… pak si antimiqësor. Unë uroj me gjithë shpirt, sigurisht që do të kemi edicione të tjera “Dancing With The Stars”.
Afrona Dika: Do të aplikoj.
Ilir Shaqiri: Patjetër dhe profesori sigurisht do të të marrë pak në konsideratë, një balerinë të ardhshme që do të vijë dhe do të shfaqë të gjithë atë që është talenti. Unë jam shumë kureshtar, shumë kurioz sepse ti je një person shumë solar, arrin ta transmetosh edhe kur flet, edhe kur bën një intervistë dhe unë të përgëzoj për mënyrën sesi ti menaxhon atë që është podcast-i yt dhe gjithashtu uroj që këtë lloj thjeshtësie, këtë lloj ndriçimi ta shfaqësh edhe në skenën e “Dancing With The Stars”.
Afrona Dika: Nuk i dihet!
Ilir Shaqiri: Mendojmë edhe një super balerin…
Afrona Dika: E dëgjuat? Faleminderit!/ S,M