Heidi Baci zgjodhi të largohet nga ekrani duke lënë në mes eksperiencën e saj në “Goca dhe gra”. Puntata e fundit e saj në këtë emision na bëri të besojmë se arsyeja e këtij vendimi ishte largimi drejt Italisë, pasi menjëherë pas xhirimeve të fundit fluturoi drejt shtëpisë së prindërve për të kaluar disa ditë pranë tyre.
Por shumë shpejt Heidi është kthyer sërish në Tiranë duke iu rikthyer përditshmërisë. Ajo u shfaq fillimisht me Xhildën, një prej bashkëprezantueseve në programin “Goca dhe gra”. Ndërkohë ditën e djeshme teksa Romeo lançoi njoftoi për këngën e tij të re duke postuar një foto me pamje nga deti, sfondi i Heidit në fotot e pasdites ishte Liqeni Artificial i Tiranës. Nuk dihet nëse ky ishte një komunikim me kode mes (ish) çiftit. Ama një gjë është e sigurtë, situata e tyre e pasqaruar për publikun ka ngjallur shumë kureshtje duke bërë që ndjekësit të kenë akoma më tepër interes edhe për projektet muzikore të Romeos me qëllimin për të gjetur mes rreshtash ndonjë mesazh për Heidin.
Nuk dihet nëse Heidi po qëndron në Shqipëri pikërisht për të vijuar romancën me Romeon apo për shkak të kontratave me sponsor të ndryshëm. Një ambicie e saj e shprehur në shtëpinë e Big Brother Vip, ka qenë edhe politika. Gjithsesi në daljen e saj të fundit televizive, Heidi tha se nuk jeton për punën, ndërsa më herët ka theksuar se nuk është vetëm profesioni që e mban në Shqipëri.
Tani mbetet për të parë ‘serinë’ e radhës për të kuptuar se çdo të ndodhë mes saj dhe Romeos, nëse do të ketë një ribashkim apo një sqarim për fansat se nuk janë ndarë kurrë dhe kanë dashur ta mbajnë marrëdhënien e tyre private./ S.M