Rreth 1900 persona raportohet si të zhdukur pas përmbytjeve apokaliptike në Valencia.
Numri i njerëzve që humbën jetën nga përmbytjet është rritur nga 205 në 207, sipas ministrit të brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska.
Por, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka të ngjarë të rritet shumë më tepër për shkak të numrit të lartë të personave që rezultojnë të zhdukur, 1900 njerëz.
Ekspertët kanë gjetur rekorde të reja, pasi rreth 42 litra shi për metër katror ranë në vetëm 10 minuta në një qytet të Valencias.
Mijëra makina të ndotura dhe të braktisura të mbuluara me llum kaf kanë mbetur tashmë në rrugët përreth Valencias pasi përmbytjet i shndërruan ato në lumenj.
Paralajmërimet e verdha dhe portokalli mbeten në fuqi për pjesë të rajonit të Valencias dhe Katalonjës gjatë fundjavës.
Zyrtarët tani janë duke kaluar nëpër procesin e zymtë të identifikimit të trupave – me një ekip prej 100 ekspertësh mjeko-ligjorë që kanë identifikuar vetëm 17 deri më tani.
Punonjësit e kërkim-shpëtimit po shkojnë makinë më makinë pasi shumë njerëz mendohet se janë mbytur brenda tyre ndërsa ktheheshin nga puna kur u goditën nga përmbytjet.
Kryebashkiaku i Çivas paralajmëroi të enjten se kishte ende “qindra makina të kthyera përmbys dhe me siguri do të kenë njerëz brenda tyre”. S.B