Regjisorja Vera Grabocka mori me çmimin e veçantë “Unaza e Katit”, në 150-vjetorin e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, në Zym të Hasit në Prizren.
Me duartrokitje të pafundme ishte momenti i ngjitjes së Verës në skenë për të marrë çmimin që nderon punën e paçmueshme të saj për dekada me radhë.
Mes emocionesh, Vera u shpreh tejet e lumtur që do mbajë në gisht Unazën e Katit, si shenjë përkushtimi ndaj artit.
“Jam e nderuar dhe mirënjohëse për Çmimin e veçantë “Unaza e Katit”, në 150 Vjetorin e shenjtit Shtjefën Gjeçovi. Është ky një vlerësim i çmuar për mua si artiste, të vë në gisht simbolin e unazës së Katit, si shenjë përkushtimi ndaj artit…!
Falënderoj nga zemra gjithë Kosovën dhe veçanërisht banorët e Zymit të Hasit si dhe personalitetin, Profesor Frrok Kristaj, për nderin që m’u bë!”, shkruan Vera në Instagram. Shumë urime Vera Grabocka! S.B