Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“Gruaja e burrit tim” është shfaqja teatrore e teatrit shëtitës “Çajupi”, që do të vijë premierë në 15 dhe 16 nëntor në orën 19:00 në qendrën “Kristal” në Tiranë.

2.“Nga Kujtesa në Ndërgjegjësim – Si ndikon Liria sot në rrugëtimin e Shqipërisë”, do të jetë tema e bisedës që do të mbahet me Lea Ypin më 15 nëntor në orën 19:15 në “Europe House” në Tiranë. Në këtë bashkëbisedim të organizuar së bashku me Departamentin e Historisë, UT dhe nën moderimin e Enriketa Papës, foksusi do të jetë në 2 çështje kryesore: Kujtesa individuale/kolektive dhe ndikimi i saj mbi sfidat e shoqërisë shqiptare dhe interpretimi i lirisë në kontekstin shqiptar.

3.Në kuadër të shpalljes së datës  22 Nëntor si festë zyrtare kushtuar Kongresit te Alfabetit,  ISKK në bashkëpunim me IN “Muzeu i Alfabetit të gjuhës Shqipe” hapin më 15 nëntor në orën 11:30 në Manastir ekspozitën me temë; “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”. Nëpërmjet dokumentave, dëshmive, dosjeve hetimore gjyqësore që do jenë për herë te parë të aksesueshme për publikun synojmë njohjen e një forme të veçantë edukative për mësuesit, të rinjtë dhe nxënësit për të perceptuar në mënyrë kritike historinë.

4.Vijon të mbahet në Pallatin e Kongreseve Panairi i 27-të i Librit, ngjarja më e rëndësishme në fushën e librit në Shqipëri.

5.Më 15 nëntor çelen plikimet për programin e trajnimit VIDEOARTLAB, një uorkshop që do të mbahet në Muzeun “Gjon Mili” në Korçë, për të zhvilluar aftësitë në fushën e Video Artit dhe Edukimin ndaj Muzeve.

Lexo edhe :  FOTO/ Parashqevi Simaku suprizon shqiptarët, rikthehet sot në Festivalin e Këngës në RTSH

6. “Metamorphoss” titullohet ekspozita me autor Ervis Gjini që çelet te Qendra e Artit “Agimi” më 15 nëntor në orën 19:00.

7.“ArchCine – 5 rregulla për të krijuar arkitekturë dhe filma” është masterclass-i, që do të mbahet më 15 nëntor në orën 18:00 në kinemanë “Maks Velo” në Laprakë.

8.“PranverArt” titullohet ekspozita që çelet mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 18:00 te “Galeria e Artit” në Tiranë. Ky është edicioni i 15-të i ekspozitës.  “PranverArt” është një grupim artistik i themeluar në pranverën e vitit 2010. Ideja e këtij emërtimi lidhet me një kujtesë të hershme, të ekspozitës “Pranvera”, që në vitin 1972 tentoi të bëjë diçka ndryshe nga standartet e ngurta e të rrepta të asaj kohe, regjimi i së cilës edhe e dënoi këtë lëvizje./E.T

Të fundit

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

30 vjet pas publikimit, ja sa fiton “All I Want for Christmas” e Mariah Carey në një vit

Kur Mariah Carey, në vitin 1994, këndoi “All I Want for Christmas Is You”, ajo me siguri nuk mund ta imagjinonte që kjo këngë...

Zgjedhjet 2025, Rama bën koordinator elektoral në Vlorë ish-drejtorin e Policisë (EMRI)

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së. Veliu...

Lajme të tjera

Web TV