Mes akuzave dhe debateve, buxheti kalon vetëm me votat e PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debatet mes mazhorancës dhe opozitës për borxhin publik, pensionet dhe politikat ekonomike përshkallëzohen në një seancë të tensionuar, ku përplasjet politike, akuzat për menaxhim të dobët dhe incidentet fizike ndihmojnë në thellimin e përçarjes, duke bërë të paqartë rrugën përpara për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Gjatë një seance të tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku dominuan akuzat dhe debatet mes mazhorancës dhe opozitës, buxheti i vitit 2025 u miratua ekskluzivisht me votat e Partisë Socialiste. Në qendër të diskutimeve u vendosën çështje të ndjeshme si borxhi publik, pensionet dhe prioritetet ekonomike të vendit, duke thelluar përplasjet politike. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se borxhi publik është sot 14% më i ulët krahasuar me vitin 2013, duke arritur në 55.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ai kundërshtoi pretendimet e opozitës, duke argumentuar se ulja lidhet me mbiçmimin e lekut dhe rritjen nominale të PBB-së. Sipas Malajt, borxhi publik për frymë ka pësuar rritje, por është më i qëndrueshëm kur krahasohet me të ardhurat për frymë, të cilat janë dyfishuar gjatë dekadës së fundit.

Ndër të tjera, Malaj njoftoi një skemë të re pensionesh, e cila pritet të përfundojë brenda disa muajsh, duke sjellë rritje të ndjeshme për pensionistët. Deri atëherë, qeveria ka ndarë fonde për bonuse shtesë, ku për këtë fundvit janë trefishuar bonuset për pensionet deri në 20 mijë lekë dhe janë dyfishuar për ato mbi këtë prag.

Debatet nga opozita

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës, me në krye Bujar Leskajn dhe Flamur Nokën, hodhën akuza të ashpra ndaj qeverisë. Leskaj theksoi se borxhi publik është rritur në mënyrë drastike, duke kaluar nga 883 miliardë lekë në vitin 2013 në 1.4 trilionë lekë aktualisht. Sipas tij, kjo barrë e shtuar rëndon qytetarët dhe ul mirëqenien e tyre. Flamur Noka, në një ton edhe më kritik, pretendoi se pensionet janë ulur realisht me 13% që nga viti 2013, për shkak të inflacionit të lartë.

Ai akuzoi qeverinë për luks të tepruar dhe për neglizhencë ndaj të moshuarve, duke e krahasuar gjendjen e pensionistëve shqiptarë me atë të varfërisë ekstreme.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku mbajti fjalën e saj gjatë diskutimeve për buxhetin 2025 në Parlament, teksa diskutimet shkojnë drejt fundit. Ajo tha se ky do ishte buxheti i fundit i socialistëve, duke e uruar dhe shpresuar këtë, teksa e quajti edhe si buxheti i varfërisë dhe ngriti akuza për abuzime me koncesione dhe tendera që sipas ligjvënëses, shkojnë në dorën e 200 bizneseve.

Tabaku theksoi se 95% e shqiptarëve janë të varfër, paguajnë më shumë taksa, vuajnë nga çmimet e larta dhe pjesa më e madhe e të ardhurave u shkojnë për shpenzime bazë. Kurse për pensionistët tha se qeveria po i trajton me lëmoshë. “40% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqime. 50 për qind e pensioneve të pensionistëve shkojnë për këto shpenzime. Dyfishi i mesatares së BE e krahasuar. Bujqësia ka rritje vetëm me 0,05%.

Lexo edhe :  '' Reforma në drejtësi''/ Rama: Produkt i vullnetit të hekurt të PS

450 mijë shqiptarë të fshatit jetojnë në mëshirë. Pasojë kjo e politikave të gabuara të qeverisë. Shqiptarët meritojnë një qeveri më të mirë. Javën tjetër Partia Demokratike do prezantojë 19 amendamente dhe që prekin këto sektorë që unë përmenda më sipër. Amendamente që nuk ndryshojnë as vjedhjen, as modelin ekonomik dhe as gjendjen. Por që u japin shpresë shqiptarëve për ndryshimin e modelit qeverisës. Qeveria flet për informalitetin, por ka mungesë serioze strategjish e politikash. PD e ka gati planin dhe strategjinë.

Do ketë riorganizim shpenzimesh. Vendosje balance mes veriut dhe jugut, qytetarë të dorës së dytë ku qeveriset nga opozita dhe të dorës së parë ku qeveris mazhoranca. Shqiptarët kanë nevojë për ujë, ujësjellësa, mirëqenie, rrugë, shkolla, arsim etj. Diskriminim me buxhetin, diskriminim i kthyer në normë. Buxheti duhet t’i japë frymë bizneseve”, tha ajo.

Sipas saj, ekonomia përqendrohet në 200 kompani, që marrin tendera e koncesione. “Shqipëria ka nevojë për frymë dhe investime në të gjitha qytetet, për vizion ndryshe, për buxhetin që nuk vjen asnjëherë. Uroj e shpresoj të jetë buxheti i fundit i socialistëve.

95% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, çmime më të rritura dhe janë më të varfër. Të gjithë ata pensionistë që presin lëmoshën e qeverisë kanë nevojë për sistem të ri pensionesh dhe ku s’u jepet lëmoshë, por pension të drejtë me çmimet e rritura, duke respektuar edhe minimumin jetik. Ky sigurisht që do jetë buxheti i fundit i shumicës, por shpresoj për një model të ri ekonomik për shqiptarët, që ua kanë marrë frymën…”, tha ajo.

Tensionet

Seanca parlamentare u shoqërua me tensione të shumta. Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, mbrojti buxhetin, duke e cilësuar si një buxhet që krijon kushte për zhvillim dhe mirëqenie të qëndrueshme. Ajo theksoi se rritja ekonomike prej 3.9% dhe ulja e borxhit janë tregues pozitivë që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe performancën e bizneseve. Megjithatë, tensionet arritën kulmin kur deputeti demokrat Asllan Dogjani pati një përplasje fizike me një punonjës të Gardës së Republikës.

Ngjarja e krijoi një klimë akoma më të ashpër në sallën e Kuvendit, ku Dogjani kërkoi me insistim fjalën për të denoncuar nivelin e ulët të pensioneve në zonat verilindore të vendit. Buxheti i vitit 2025 është prezantuar nga qeveria si një plan që synon përmirësimin e stabilitetit ekonomik dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët.

Megjithatë, përplasjet e forta politike dhe akuzat për mungesë transparence e menaxhim të dobët tregojnë një polarizim të thellë që mund të ndikojë negativisht në zbatimin e objektivave të buxhetit. Shqiptarët mbeten të ndarë mes pritshmërive për një ekonomi më të fortë dhe kritikave për mungesë reale ndryshimi në jetën e përditshme.

Të fundit

KQZ: Të shtyhet afati për ID e skaduara, ja si do të monitorohet procesi

Nga 11 janari deri në 11 mars të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe që duan të ushtrojnë të...

Shenjat e horoskopit që do të kalojnë bukur javën e fundit para Krishtlindjes

Dashi Besimi në instinktet tuaja ju kërkon të tregoni javën që sapo ka filluar. Filloni të mendoni për të mirën tuaj dhe jo nëse do...

Vjen në jetë fëmija i parë me in Vitro te ‘Koço Gliozheni’

Për herë të parë pranë maternitetit “Koço Gliozheni erdhi në jetë fëmija i parë me in vitro. Foshnja lindi me peshë 4 kg e 250...

Si e ndryshojnë trurin tonë ëmbëlsirat dhe patatinat?

Ka një arsye pse dëshira për ushqime të ëmbla ose me shumë yndyrë duket shpesh më e fortë se ne. ”Në planin afatgjatë, këto...

Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para

Nga Eduard Zaloshnja Kryeprokurori Dumani rezultoi personazhi i vitit me një kuotë sa dyfishi i Ramës dhe sa katërfishi i Berishës. Në sondazhin që zhvillova para...

Lajme të tjera

Web TV