Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Londër ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Britani.
Vizita nis në orën 13:00 dhe do të zhvillohet në sallë “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc
Ai vjen në kuadër të turit të kreut të qeverisë në diasporë dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Më parë kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarë të cilët jetojnë në Itali, ka vizituar dy herë Greqinë ku mbajti takime në Athinë dhe Selanik, si dhe një takim është zhvilluar me shqiptarët që jetojnë në SHBA.
./K.B