Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasje nuk munguan edhe te zona e “Zogut të Zi“, ku pati edhe mosmarrëveshje mes qytetarëve, teksa efektivë të policisë ndërhynë për të qetësuar situatën.

Ka qenë një konfrontim i pretenduar për goditje me grusht që ka ndezur gjakrat, teksa palët, ku nuk munguan përfaqësues të PD si deputeti Oerd Bylykbashi, ndërhynë për të penguar arrestimin e një prej mbështetësve të tyre që po akuzohej për sulm.

Bylykbashi u pa teksa ndalonte dy nga personat (pozicioni i të cilëve nuk dihet, por duken si efektivë të veshur civilë) për të marrë të riun. Bylykbashi u kërkon që të mos prekej njeri në protestë dhe se personi të bënte kallëzim dhe s’kishte nevojë as për arrestim në flagrancë as për shoqërim. Gjithashtu ai degjohet teksa thotë se personi shkonte vetë në Polici.

Deputeti demokrat kërkoi që të mos shoqërohen protestuesit, ndërsa efektivi civil i kërkoi që të mos preken punonjësit e policisë.

Debati mes palëve:

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit!

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë!

Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj!

Polici civil: Merru sa të duash.

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them! Nuk ka nevojë për arrestim, të bëhet kallëzim, vjen vetë…/K.B

Të fundit

Deklarata e Luiz Ejllit në “Big Brother Vip” për Parashqevi Simakun: Unë sytë xixa…

Këto ditë, është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku. Kjo pasi ditë më parë iu...

Muzika e Krishtlindjeve mund të përmirësojë shëndetin dhe humorin tonë?

Edhe pse nuk ekziston një studim të veçantë që fokusohet vetëm tek muzika e Krishtlindjeve, kërkime të tjera kanë treguar se muzika në përgjithësi...

Zgjedhjet 2025/ Nancy VanHorn: Nuk angazhohemi me individë të përfshirë në korrupsion

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 maj të 2025. Në lidhje me këtë çështje, e...

Po sikur t’ju themi se i keni varur dritat e pemës gabim gjatë gjithë kësaj kohe?!

Dekorimi i pemës së Krishtlindjes është një nga detyrat kryesore për shumë njerëz gjatë periudhës festive, por për të tjerët është një zhgënjim masiv....

SHBA i mbyll derën Berishësë: S’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion

Në një kohë që Sali Berisha, prej fitores së Donald Trump, ka nisur e thotë se do t’i hiqet “non grata”, Ambasada amerikane, në...

Lajme të tjera

Web TV