Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Ardi dhe Rebeka, motër e vëlla, ishin të ftuar në studion “Wake Up” për të treguar se si u gjendën të dy tek emisioni i dashurisë, pa e ditur për njëri-tjetrin.
Por jo vetëm kaq, pasi Ardin e ngacmuan edhe në lidhje me deklaratën e tij se ‘është babai i 20 fëmijëve’. Ai tregoi se kishte shkuar atje për arsyet e tij personale dhe e kanë pyetur nëse mund të jetë dhurues.
Ardi u shpreh se pranoi dhe nuk është paguar për këtë. Gjithashtu shtoi se nuk i ka takuar këta fëmijë, pasi nuk lejohet nga ligji.
Ke bërë një deklaratë, që kishe 20 fëmijë, si ishte ai muhabeti? Se ka dhuruar lëndën e parë, si ishte kjo deklaratë?
Ardi: Në moshën 20-vjeçare, kur punoja në kazino, në Zvicër. Lindi që vajta me një shok që ishte dhurues. Unë shkova për të mbajtur atë pjesën time se nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë, ndonjë aksident, ndonjë gjë.
Ka ndodhur pa dijeninë tënde?
Ardi: Jo, ata të pyesnin nëse do të jesh dhurues. Unë thashë ‘bëni ça të doni’
E kanë zgjedhur 20 familje
Je paguar për këtë?
Ardi: Jo.
Mund ta sqarosh këtë Ardi? Se ka një perceptim sikur je paguar për këtë gjënë, madje që fiton shumë marramendëse, po të dhurosh
Ardi: Ndodh, po për shembull unë kam thënë ‘mbani këtë provën time se unë e dua nëse ndodh diçka’. Dua të kem fëmijë. Nga krahu tjetër ka njerëz që shkojnë dhe paguhen për këtë gjë. Ndihmojmë njerëzit që nuk bëjnë fëmijë, që kanë probleme, edhe ka ndodhur kjo gjë.
Sa herë ke shkuar ti atje?
Ardi: 1 herë.
Domethënë ti Rebeka je halla e 20 fëmijëve
Rebeka: Dhe nuk e dija, kjo është më e bukura, e kam marrë vesh në “Për’puthen”
Ti nga e more vesh, apo të kontaktuan sa herë e përdorën?
Ardi: Po
Përdoret ende?
Ardi: Ka mbaruar, aq ishte.
I ke takuar fëmijët? Je bërë kurioz?
Ardi: Jo, mund të ndodhë që në moshën 18-vjeçare ata mund ta kërkojnë këtë gjë. Por nuk besoj që klinika ta lejojë. Ligji nuk lejohet. E dinë pak a shumë kush është babai, por e mbajnë private./ S.M