Farat e kungullit nuk janë vetëm të shijshme, ato ofrojnë gjithashtu një sasi të mahnitshme të lëndëve ushqyese.
Përfitimet e tyre shëndetësore përfshijnë përmbajtjen e lartë të proteinave dhe fibrave, si dhe shumë yndyrna të pangopura, vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Përveç kësaj, ato janë të lehta për t’u ngrënë, mund t’i hani si meze, në formë vaji ose t’i shtoni në gatime të ndryshme.
Përfitimet shëndetësore të farave të kungullit
Ashtu si shumë fara të tjera, farat e kungullit kanë vlera të vërteta ushqyese. Ato përmbajnë proteina, fibra, antioksidantë dhe minerale thelbësore si magnez, zink, kalium, kalcium dhe selen.
Një grusht fara kungulli sigurojnë një përqindje të konsiderueshme të nevojës suaj ditore për shumë minerale.
Ato përmbajnë gjithashtu vitaminë E, acide yndyrore të pangopura dhe vitamina të tjera që promovojnë shëndetin e lëkurës.
Sipas hulumtimeve, kungujt dhe derivatet e tyre mund të ulin nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak.
Studime të tjera tregojnë se farat e kungullit kontribuojnë në shëndetin e fshikëzës dhe prostatës. Përveç kësaj, linjanet që ato përmbajnë mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut dhe trajtimin e kancerit të gjirit./ S,M