Tirana merr çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore, Veliaj: Krenar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar këtë javë në Romë. Pas marrjes së çmimit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një vlerësim për përpjekjen e të gjithë skuadrës së Bashkisë së Tiranës, për të pasur një qytet solidar dhe me standarde të larta për fëmijët në çerdhe, kopshte e shkolla.

“Tirana u vlerësua me çmimin e inovacionit për qeverisjen vendore. është një kënaqësi e jashtëzakonshme sepse vlerësohet përpjekja e skuadrës së bashkisë sonë, por edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, për të prodhuar një qytet histori suksesi, për të prodhuar një qytet solidar, që e mban ritmin e rritjes demografike, duke u siguruar për të sjellë inovacion në shërbimet për fëmijët, çerdhe, kopshte dhe shkollat e reja që kemi ndërtuar. Jam vërtet krenar për të gjitha këto arritje”, deklaroi Veliaj.

Ai u shpreh se pas disa titujsh radhazi në vitet e shkuara, në Janar 2025 Tirana nis përgatitjet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut, për të treguar edhe njëherë se është kartolina më e bukur e Shqipërisë moderne dhe europiane.

“Jam krenar për gjitha arritjet e Tiranës dhe mezi pres që – pasi kemi qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë, Kryeqyteti Europian i Sportit – të fillojmë përgatitjet për të qenë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut 2025, bashkë me Aleksandrinë në Egjipt. Jam i sigurt se Tirana do arrijë të organizojë super aktivitete, do ketë një zemër të madhe mikpritëse dhe do të tregojë se është kartolina më e bukur e Shqipërisë moderne dhe europiane.

Mezi pres që me djemtë dhe vajzat shqiptarë, që kanë prodhuar sukses në Itali, të krijojnë këtë urë nëpërmjet inovacionit. Më vjen mirë që sot Tirana është shpallur Kryeqyteti i Inovacionit në grupin e kryeqyteteve që janë konsideruar për këtë çmim, dhe mezi pres që shumë nga idetë kreative që kemi nga djemtë dhe vajzat shqiptare të mund t’i transformojmë në Tiranë”, u shpreh kryebashkiaku./K.B

Lexo edhe :  Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjermani?

Të fundit

Si ta përgatisim trupin për të përballuar ngarkesën ushqimore nga festat e fundvitit

Mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” ishte mjeku Luçiano Bardhi, i cili ka dhënë...

“Dukesh si pëllumb”/ Pirro Çako e Parashqevi Simaku flasin pas 36 vitesh (VIDEO)

Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga një bisedë e artistes Parashqevi Simaku dhe këngëtarit Pirro Çakos. Dy këngëtarët që...

Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor. Vendimi u njoftua më 24 Dhjetor. Padia ishte bërë për të...

Ra aksidentalisht apo u qëllua me armë? Dyshime për tragjedinë ajrore në Kazakistan

Autoritetet në Kazakistan vijojnë me intensitet hetimet për avionin e rrëzuar një ditë më parë, në një tragjedi që iu mori jetën 38 pasagjerëve,...

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë

Në segmentin rrugor të Iballës prej dy ditësh është bërë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Erërat e forta dhe bora që janë prezente kanë shkaktuar...

Lajme të tjera

Web TV