Tashmë është zyrtare! Teksa të gjithë prisnim me padurimin nisjen e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, bëhet me dije se “Vëllai i Madh” do të hapë dyert e shtëpisë më të famshme më datën 21 dhjetor. E njëjtë si dhe vitin e kaluar, moderatori i këtij edicioni të “Big Brother Vip” do të jetë sërish Ledion Liço.
Në promon e publikuar në faqen zyrtare të “Top Channel”, Ledion Liço në një moment përpiqet që të gjejë dhe një sinonim për fjalën “Yje”, me të cilën do t’i drejtohet VIP-ave. Por pyetja që na lindi sapo pamë këtë video është: “Pse Ledioni po përpiqet të gjejë tani një sinonim për fjalën “Yje”?”
Apo, mos vallë ka të bëjë me faktin se moderatorja Arbana Osmani ia ka vendosur titullin podkastit të saj “Mirëmbrëma Yje?”. Një përgjigje tani nuk e kemi, por s’mund të qëndronim pa e vënë në dukje këtë fakt!
Po ashtu ai deklaron se: “Sot i joti ta fut”. Për kë e ka vallë? / S,M