Kushdo që është fans i repit apo thjesht një ndjekës i mirë i lajmeve rozë, nuk i ka shpëtuar fakti që vite më parë, PINT dhe Babastars nuk kishin aspak marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Dy prej grupeve më në zë, me hite që numëronin shifra të frikshme ndenjën vite të tëra pa asnjë kontakt mes tyre.
Në podcast-in “Flet” me Ilnisa Agollin, Mc Kresha është ndalur pikërisht te ky moment. Ai kujton sherrin e më shumë se një dekade më parë dhe zbulon bisedën e fundit me Getoar Selimin. Kresha ka treguar edhe më parë se gjithçka ka qenë thjesht një lojë fëmijësh, por i vjen keq vetëm për diçka.