Berisha: PD do i fitojë zgjedhjet parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu bindjen se do të fitojë zgjedhjet parlamentare 2025, në takimin me Kryesinë e PD-së së Lezhës.

Berisha tha se PD do të fitojë për shkak të programit që ka, ndërsa bëri disa premtime për qytetarët.

Ai deklaroi se do të rrisë pagat, pensionet dhe do t’i vendosë ato në proporcion me pagesat për ujin dhe energjinë.

Pjesë nga deklarata:

Ka sjellë modelin e vjedhjeve në bashki, që kishte ky me lejet e ndërtimit dhe ai është bërë model universal. Por ne nuk fitojmë vetëm për këto arsye.

Ne fitojmë se kemi programin tonë, premtimet tona, të cilat në mënyrë absolute me shpejtësi shumë më të madhe, siç mund të imagjinojmë e përmbysin këtë situatë. E përmbysin plotësisht këtë situatë.

Berisha: PD do i fitojë zgjedhjet parlamentare

Një buxhet 8 miliardë nga i cili rrogat janë vetëm 800 milionë, e kuptoni ju se çfarë disporpocioni i paimagjinueshëm është investimi tek njeriu, me investimi aty ku vjedhin, investimi kapital që e quajnë këta, investimi ku vjedhin. Sepse ndërtojnë me çmime 10-herë më të larta se Kroacia.

Pyetja se ku do i mirrni paratë? Paratë janë për të gjitha që kemi premtuar ne, dhe çdo të bëjmë. Që në 3 muaj e parë, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro, ne pensionet do t’i llogarisim mbi minimumin jetik.

Ne do të vendosim rrogën minimale 500 euro. Ne do të vendosim rrogën mesatare 1200 euro. Ne do të vendosim proporcion rrogë, pagesa për energji, pagesa për ujin.

Si mund të paguajë një fshatar me 3 dynym tokë, njëlloj si Altin Dumani me 7 mijë euro rrogën, apo Bajram Begaj me 5500 apo sa e ka rrogën. Paguajnë të njëjtin çmim që kanë për energjinë.  Nuk ka vend në botë që e bënë këtë.

Se këta nuk është se qëndruar indiferent ndaj rrogave, jo. Rrogat e veta i rritën dhe u them unë shqiptarëve se ato janë rrogat më të larta në rajon, absolutisht. Ata marrin më shumë se sa në Slloveni, që është vendi ndër më të lartat edhe në BE. Por ka një proporcion, nuk çmendet njeriu. Të caktojë një rrogë 7 mijë euro dhe pensioni 100 euro, 150 euro. Nuk e bën kush këtë.

Presidenti i SHBA-së merr 4-fish të rrogës mesatare. Sepse ata 4 punonjës me pagë mesatare kanë familje për të mbajtur, edhe presidenti ka, por edhe këta kanë. Por nuk merr kurrë 10 rroga mesatare presidenti SHBA-së, as kancelari gjerman dhe asnjë tjetër. Ndaj dhe ne e kemi modelin gati.

Lexo edhe :  Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën/ Topalli: Absurd dhe politik

Berisha: PD do i fitojë zgjedhjet parlamentare

Modeli ynë është përmbysja e modelit të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike.  Kjo përmbysje do të thotë; ne nisim startin e rritjes së rrogave, me premtimin absolut, gjersa të dalim më krye të rajonit. Vrap i vështirë, se ai që ka qenë ndën ne, i ka rritur 5 herë ndër vit. Hajde tani dil krahas tij. Por ne do e bëjmë, do e bëjmë se janë të gjitha mundësitë që të përparësojë investimi te qytetarët.

40% e popullit shqiptar jeton në fshat dhe kanë lënë gjithsej, 44 milionë euro buxhet. Këta do ti ndihmosh që jetojnë aty, ose shkuli që andej. Jo le të qëndrojnë në punën e tyre. 800 mijë pensionistë kanë lënë për vitin që vjen, 18 milionë euro. Për tu tallë me ta. Doli që inflacioni i këtyre produkteve që blejnë të gjithë, që pensionistit i duhen njëlloj siç na duhen edhe ne të tjerëve, është rritur 4 herë më shumë se inflacioni i përgjithshëm, ai nuk i blen dot. Nuk mund ti blejë.

Nuk na shërben shumë e shkuara, por për një gjë po; ne ato që i kemi premtuar i kemi mbajtur dhe për këtë nuk mund të thotë njeri gjë. Kemi premtuar dyfishim të rrogave, i kemi mbidyfishuar. Ne kemi premtuar dyfishim të pensioneve të ulëta, i kemi mbidyfishuar.

Ne kemi premtuar rritjen e pensioneve të tjera, ato janë rritur deri në 60 deri në 80%. Ne u qëndrojmë dhe i kemi zbatuar. Ne i përmbushim plotësisht. Ne këtë trashëgimni e kemi, të mbajtjes së premtimeve. Do të ju thonë, jo po a do ti mbani. Këta nuk janë premtime, por zotime solemne ndaj çdo shqiptari. Betojuni në çdo formë, në Bibël e Kuran dhe si të doni, se këto do të bëhen. E keni të garantuar betimin.

Nuk dalim ne të ju thomi njerëzve për të mos zbatuar këto që themi. Kështu do ta ndryshojmë Shqipërinë, nuk e ndryshojmë dot ndryshe. Shqipëria po shuhet, por ikin./   S.M

Të fundit

Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër,...

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të majit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste...

Gjysma e Shqipërisë në terr, nga Durrësi në Sarandë ndërpritet energjia elektrike

Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit janë pa energji elektrike.  Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja e Saranda u...

Lajme të tjera

Web TV