Një makinë e blinduar e policisë së Kosovës është aksidentuar në Fshatin Grabovc, në veri të vendit.
Nga infodmacionet paraprake, raportohet se makina ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime 8 zyrtarë policorë.
Të plagosurit janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 5 policë kanë dalë nga spitali, ndërsa 3 të tjerë po vijojnë të marrin shërbim mjekësor.
Ai ka njoftuar se gjendja e tyre është stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetën. Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë. I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit”, ka dfeklaruar ministri i Shëndetësisë./e.t