Barazimi 1-1 i Sunderlandit me Bristol City, mund të ishte ngjarja kryesore në fushë, por ishte konferenca për shtyp pas ndeshjes ajo që vodhi vërtetë shfaqjen.
Teksa trajneri i Sunderlandit foli me gazetarët për ndeshjen, një pjesë e tavanit në sallën e konferencave u shemb.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por momenti u kap nga kamera dhe tashmë ka mbledhur mbi 1 milion shikime.
Gazetari vendas James Copley, raportoi se fajtori pas dështimit dramatik të tavanit, ishte një rrjedhje uji nga katet sipër.
Pavarësisht dramës së vogël të çatisë, Sunderland po ecën mirë në fushë, duke u renditur i katërti në kampionat pas 20 raundeve me 37 pikë.
/e.t