Barazim 0-0 mes Arsenalit dhe Everton, në sfidën e javës së 16-të të Premier League. Mysafirët e nisën mirë ndeshjen. Një krosim perfekt për Abdulej në minutën e gjashtë, por ky i fundit nuk koordinohet si duhet, duke dërguar topin mbi traversë. Ekipi i Artetës zgjohet me kalimin e kohës dhe në të 30-të shfaqet rrezikshëm me Odegaard. Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë do ishte edhe më interesant.
Në të 47-tën, Saka flirtoi me golin, por Pickford i tha jo. Arsenal shtoi presionin por më kot, pasi te Everton i kishin marrë masat, duke mos lënë shumë hapësira. Në minutën e 66-të u aktivizua Armando Broja, i cili mori vendin e Calvert Levin.
Fundi i takimit ishte drithërues, teksa në minutën e 91-të ekipi i Artetas reklamoi penallti, por gjyqtari i ndihmuar edhe nga sistemi VAR, nuk e konsideroi 11-metërsh. Në fund, të dy trajnerët shtrënguan duart, duke ndarë kështu pikët. Arsenal është në vendin e 3-të ndërsa Everton i 15-ti.
Nga ana tjetër zhgënjen Liverpool, që nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 ndaj Fulham.( Pereira 11’, Gakpo 47’, Rodrigo Muniz 76’, Diogo Jota 86’).
Këto rezultate favorizojnë vetëm Chelsean që renditet në vendin e dytë me 31 pikë, 5 më pak se liderat e Liverpool dhe me një ndeshje më pak të luajtur./ D.C