Aktori i njohur rrëfen tragjedinë: Isha 5 vjeç kur vëllai vrau veten para syve të mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Gent Hazizit ka treguar për herë të parë humbjen e vëllait të tij të madh. Ai vjen nga një familje e madhe dhe në momentin e tragjedisë, ishte vetëm 5 vjeç.

Në mënyrë që ai ta kalonte sa më shpejt, prindërit vendosën ta fusnin në shkollë por Genti e mban mend mirë përjetimin pasi ka parë gjithçka.

E kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë…që kishte një litar gjaku dhe mua më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja. Vrau veten, një tragjedi familjare, asokohe punonte… kishte armë, punonte në Drejtorinë e Dytë që quhej atëherë, nuk po merrem me detaje si ishte historia, por po merrem me veten time që e pashë të shtrirë dhe… kam jetuar gjithë jetën time me mendjen që unë kam vdekur atë ditë dhe çdo gjë më dukej…Kam arritur ta fal pas gati 25 viteve. U bë sebep zysha ime në Itali që më tha, unë do të bëja Mark Antonin dhe po përdorja figurën e vëllait për të folur për Cezarin e vdekur. Ajo më tha ‘e ke gabim, pavarësisht se ndjesia është shumë e fortë, e ke gabim sepse ti nuk e ke falur atë’, kështu që më futi pastaj në një gjendje që unë ta rijetoja atë histori, pastaj më tha ‘mbylli sytë, shikoje vëllanë tënd edhe njëherë, fale dhe lëre të shkojë’. Unë kam dalë nga ajo gjendje, i thashë kush je ti që më bën këto gjëra?/E.T

Të fundit

Një në katër të punësuar në Evropë është emigrant, cili është sektori i preferuar

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) migrantët luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e punës...

“Hotelet janë 100% të rezervuar”/ Juglindja destinacioni i preferuar për të kaluar festat

Në Korçë e Pogradec operatorët turistikë bëjnë të ditur se hotelet, bujtinat e shtëpitë pritëse janë të rezervuara ne qytet dhe fshatrat turistike për...

“Ai është e vetmja shpresë”/ Elton Ilirjani ka gjetur djalin e Parashqevi Simakut?

Një tjetër lajm i mirë për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Parshqevi Simaku. Pasi vendosi kontakte me vëllain dhe nipërit, biznesmeni Elton Ilirjani thotë se...

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa njerët kafja është e rëndë dhe zgjedhin...

Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Po shihet mundësia që të jetë i përvitshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se si rezultat i rritjes ekonomike të vendit, po shikohet mundësia që bonusi i pranverës për pensionistët të jetë...

Lajme të tjera

Web TV