“Basha, gabimi i madh”/ Mustafaj: I propozova primaret në 2013, ja çfarë më tha Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besnik Mustafaj nuk bie dakord me Sali Berishën, kur kryetari i PD thotë se partia është sot më e fortë se kurrë. “Sot PD është më e fortë se para tre vitesh. Është shumë më e rëndësishme se është më e fortë se para tre vitesh, më e qartë dhe më e rinovuar. Dhe pa asnjë diskutim është partia më demokratike në skenën politike shqiptare”, tha Mustafaj në një intervistë në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

I pyetur pse nuk u gjet dot një lider më i mirë se Berisha, ai u përgjigj: “Unë besoj te procesi. Sali Berisha u rikthye përmes një procesi, që e rikthyen demokratët. Për mua ka shumë rëndësi procesi. A mund të gjendej dikush tjetër? Duhet të dilte ai tjetri”.

Sipas Mustafajt, lënia e PD në drejtim të Lulzim Bashës ishte gabim. “Me Lulzim Bashën bëri gabimin e madh, unë e kam kritikuar që në 2013, emërimin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha, në një farë mënyrë. Në 2017-ën ishte më karikaturë, por unë e kam kritikuar, sepse në 2013-n kishte kandidatë si Sokol Olldashi, kishte edhe kandidatë të tjerë”, tha ai.

Për kandidaturat që PD propozoi për zgjedhjet vendore të vitit 2023, u përdor sistemi i primareve, pra zgjedhjeve brenda partisë. Diçka të tillë, Mustafaj thotë se e ka propozuar dhjetë vite para se të realizohej, për të zgjedhur kryetarin e ri kur PD kaloi në opozitë. “Unë i pata propozuar në një shkrim publik lidershipit të PD që të bëhej një garë e llojit të primareve në Amerikë. Që të gjithë kandidatët të bëjnë një pakt që të njohin fituesin dhe le të vazhdojnë t’i vërsulen njëri-tjetrit. Dhe demokratët të zgjedhin më të mirë. Dhe thash gjashtë muaj, se ishte fillimi i opozitës, nuk prishte punë nëse do të udhëhiqej nga një triumvirat veteranësh, njerëz si puna ime, që ishin tërhequr nga politika por që gjashtë muaj të jetës së tyre mund t’ia kushtonin Partisë Demokratike. Sali Berisha tha, në privat, se kjo formulë do t’i nxiste demokratët në një gjueti shtrigash. Çka mund të ishte pak e vërtetë. Por punë e madhe! Do të kishte kohë rikuperimi”.

Të fundit

Duke çaluar dhe me bastun në dorë, Monika Kryemadhi sërish në GJKKO

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e GJKKO. Ashtu si ditën...

Deklarata e Luiz Ejllit në “Big Brother Vip” për Parashqevi Simakun: Unë sytë xixa…

Këto ditë, është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku. Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete...

Muzika e Krishtlindjeve mund të përmirësojë shëndetin dhe humorin tonë?

Edhe pse nuk ekziston një studim të veçantë që fokusohet vetëm tek muzika e Krishtlindjeve, kërkime të tjera kanë treguar se muzika në përgjithësi...

Zgjedhjet 2025/ Nancy VanHorn: Nuk angazhohemi me individë të përfshirë në korrupsion

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 maj të 2025. Në lidhje me këtë çështje, e...

Po sikur t’ju themi se i keni varur dritat e pemës gabim gjatë gjithë kësaj kohe?!

Dekorimi i pemës së Krishtlindjes është një nga detyrat kryesore për shumë njerëz gjatë periudhës festive, por për të tjerët është një zhgënjim masiv....

Lajme të tjera

Web TV