Media spanjolle ‘ABC’: Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista spanjolle “ABC Color” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve më të mira për t’u vizituar në 2025.

Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, turistët po kërkojnë vazhdimisht destinacione të reja që ofrojnë përvoja autentike dhe vendpushime më pak të populluara.

Gjatë vitit 2025, disa vende janë vendosur nën radarin e turistëve që duan të eksplorojnë përtej qyteteve dhe shtigjeve konvencionale.

Cilat janë destinacionet turistike në zhvillim për vitin 2025? Shqipëria është një nga vendet që po fiton popullaritet dhe vazhdon të ruajë hijeshinë e saj.

Shqipëria: Sekreti i Evropës i ruajtur më së miri 

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të ri tradicional turistik. Me historinë e saj të pasur që shtrihet nga kohërat e lashta deri në epokën komuniste, Shqipëria ofron një përvojë unike kulturore.

Qytete si Berati dhe Gjirokastra, të dyja vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të magjepsin me arkitekturën e tyre të lashtë osmane dhe peizazhet malore.

Përgjatë Rivierës Shqiptare, vizitorët mund të shijojnë disa nga plazhet më të pacenuara të Mesdheut, si plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut, pa turma turistësh që zakonisht i gjeni në vendet fqinje.

Destinacionet e vitit 2025 që po fitojnë popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë janë:

Shqipëria
Gjeorgjia
Ishulli Sal, Kepi Verde
Butani
Kolumbia/ata

Të fundit

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por...

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër,...

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të majit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste...

Gjysma e Shqipërisë në terr, nga Durrësi në Sarandë ndërpritet energjia elektrike

Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit janë pa energji elektrike.  Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja e Saranda u...

Viti 2025 nis me diell, por si do të jetë parashikimi i motit këtë javë

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të...

Lajme të tjera

Web TV