Si do të votojnë shqiptarët në 2025? Ish-ministri Damian Gjiknuri zbërthen detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri Damian Gjiknuri, aktualisht deputet dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore, ishte i ftuar këtë të diel në një emision televiziv. Në fillim ai zbërtheu detaje nga vota e diasporës, e cila do të ketë mundësi në zgjedhjet e 2025 të votojë për herë të parë.

“E vetmja gjë e papërfunduar deri tani për zgjedhjet e ardhshme është vota e diasporës, ku KQZ ka ende një vendim për të marrë që përcakton proceduarat e numërimit të fletëve të votimit që vijnë në jashtë dhe me këtë kompletohet e gjithë baza ligjore. Këtu bëhet fjalë për ngritjen e platformës për aplikimin e qytetarëve nga jashtë për t’u regjistruar dhe pastaj e gjithë baza tjetër pasi vota nga jashtë është një sfidë e vërtetë logjistike”.

Më tej, Gjiknuri hodhi poshtë të gjitha pretendimet për manipulime, duke theksuar se kjo është e pamundur sipas tij.

“Është absurditet të mendosh që do të manipulohet vota e diasporës kur qytetarët që votojnë nga jashtë shteti nuk ka asnjë influencë. Këto janë qarje para disfatës. Nuk ka asnjë mundësi për manipulim të këtyre votave pasi ato janë në zarfe të mbyllura anonime”, tha Gjiknuri./K.B

Të fundit

Errësirë në qytetet e Shqipërisë, si paraqitet situata në Vlorë dhe Durrës

Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga ndërprerja e energjisë elektrike, e cila preku disa qytete të vendit, situata...

Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër,...

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të majit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste...

Lajme të tjera

Web TV