Një grup prej 11 personash ka rënë në pragat e Policisë së Vlorës, e cila ka lëshuar 11 masa sigurie “Arrest në burg”.
Siç mësohet nga informacionet e operacionit, pjesëtarët e grupit shisnin doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në zona si Sarandë dhe Delvinë.
Shtetasit që përfunduan në pranga:
- H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
- A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
- T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;
- H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë.
Policia njoftoi se gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.
Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.
Për finalizimin me sukses të këtij operacioni u angazhuan gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.