Konferenca e solidaritetit islamik/Veliaj: Sporti mundësi e mirë për të bashkuar njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana pret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik Sportiv, një ngjarje e veçante për komunitetin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Qëllimi kryesori i këtij takimi është të nxitë sportin si një mjet solidariteti, bashkëpunimi dhe paqeje.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vuri theksin tek sporti si një nga mënyrat për t’i mbajtur fëmijët larg problemeve.

“Në vitin 2023, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, ishte një mundësi e jashtëzakonshme që qyteti i Tiranës, bashkë me Komitetin Olimpik, të inkurajonim masivizimin e sportit, sidomos në shkolla, mbas mësimit, për të mbajtur fëmijët larg veseve, larg rrugës, larg rreziqeve dhe gjithë ajo energji, prodhoi për herë të parë medaljet tona olimpike një vit më pas. Medaljet e para të Shqipërisë ishin në mundje dhe u shpërblye gjithë ai mund i Komitetit Olimpik dhe gjithë ajo energji e jashtëzakonshme e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sporteve për të pasur medaljet tona të para”, tha Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv, Nasser Majali, theksoi rëndësinë e rolit të sportit në ndërtimin e “urave” që lidhin popujt dhe promovojnë vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit.

“Dëshiroj të falënderoj personat që na kanë ftuar, si Komitetin Olimpik të Shqipërisë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Sporteve, Kryeministrinë për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër. Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur, ndjehemi shumë mirë, një përvojë jashtëzakonisht e bukur’, tha ai.

Në këtë takim që vijon deri më 18 dhjetor marrin pjesë Komitete Olimpike Kombëtare nga 57 vende./e.t

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV