Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas, ja cilët janë përfituesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Këshilli bashkiak i Tiranës, më 14 dhjetor përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme ka bërë me dije se cilët do të jenë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme që duhen.

Përfituesit
Femrat mbi 60 vjeç dhe meshkujt mbi 65 vjeç
Regjistrimi
Në zyrat e Njësisë Administrative ku banon
Dokumentat
Karta e Identitetit
Aboneja
Tërhiqet çdo fund muaji në pikat përkatëse
Tërhiq abonenë
Me kartën e identitetit dhe një fotografi.
Në autobus
Paraqit abonenë e pensionistit dhe kartën e identitetit  /      S.M

Të fundit

“Ai është e vetmja shpresë”/ Elton Ilirjani ka gjetur djalin e Parashqevi Simakut?

Një tjetër lajm i mirë për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Parshqevi Simaku. Pasi vendosi kontakte me vëllain dhe nipërit,...

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa njerët kafja është e rëndë dhe zgjedhin...

Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Po shihet mundësia që të jetë i përvitshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se si rezultat i rritjes ekonomike të vendit, po shikohet mundësia që bonusi i pranverës për pensionistët të jetë...

Hapja e grupkapitullit 6/Marta Kos: Njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të...

Rama: Duam të ‘martohemi’ me BE-në, të harrojmë divorcet e së kaluarës

“Së pari, kam mësuar që nuk ka kapitull apo donjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në shqyrtim,...

Lajme të tjera

Web TV